Dokument dedikuar popullit primitiv!

Dokument dedikuar popullit primitiv!

Nga Kimete Berisha - 20/10/2022

Kur për një draft kaq jetik thuhet se e kanë përgatitur  'Ekspertët gjerman', pa emra, kjo përdoret për t'iu adresuar një populli të palexuar dhe primitiv. 

Mistifikimi  i emrave të autorëve të Asociacionit, është ofendues, joserioz dhe i frikshëm.

'Ata' ekspertët 'pa emër', janë vetëm gjermanë... dhe për shqiptarët do të duhej të mjaftonte. 

Pra, aq 'serioze' është puna, sa që ekpertët kanë aftësi tē krijojnë Republikë serbe brenda Republikës së Kosovës, por nuk e shohin të arsyeshme t'i zbulojnë emrat e tyre. 
Kaq e rëndësishme është Kosova! 

Këta ekspertë misterioz, kanë krijuar një Republikë serbe në Kosovë, e cila nuk shtrihet vetëm në Veri por në krejt Kosovën, aty ku ka komuna me shumicë serbe. 

Është e pabesueshme se si ekspertët  anonimë kanë krijuar një Republikë njëetnike (serbe), një Gansta - Republikë, e cila themelohet me aminin e qeverisë së Kosovës, por që nga çasti i themelimit, më nuk varet nga qeveria e Kosovës, as nga Kushtetuta, nga askush....
nuk mund ta zhbëjë askush.

Asociacioni serb ka President dhe Zëvendëspresident, ka stemën e vet dhe flamurin. 
Në nenin 11, pika 2. ekspertët i zë rakia, bien në kundërthënie. Thonë: 
'Përbërja e Këshillit do të reflektojë diversitetin etnik të komunave pjesëmarrëse dhe respektojë dispozitat kushtetuese e ligjore në përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë'. 
Lojë fjalësh. 

- A është Asociacioni i serbëve? 
Qysh bën që Asociacioni të jetë edhe njëetnik (serb) edhe të ketë diversitet. Këtu fjalën 'diversitet' e kanë përdorë për t'i mashtruar shqiptarët primitivë. 

Ekspertët gjermanë e kanë parashikuar që Presidenti i Asociacionit të jetë në gjendje gatishmërie t'i këshillojë shqiptarët në qeverinë e Kosovës lidhur me mirëqenien e serbëve. 

Kaq është lidhja e Republikës serbe (Asociacionit) me Republikën multietnike të Kosovës! 
Nuk është problemi që ky draft i Asociacionit është i keq (është e keqja më e fëlliqtë që na është imponuar ndonjëherë, por ama është edhe qesharak, kundërthënës dhe dokument primitiv, i dedikuar për popullin shqiptar që në Evropë konsiderohet popull primitiv, që edhe është.... 

Të veçoheshin vetëm komunat serbe në Veri e ka një shpjegim logjik, por të pozicionohen serbët kundër Republikës së Kosovës gjithkah nëpër komunat 'e tyre', është 'ndarje' e tmerrshme, e përjetshme dhe e pakthyeshme. 

Ndarje për ndarje, të ishte e prerë, me kufij, e jo ndarje brenda ndarjes. Komunat serbe të Asociacionit gjjthkah nëpër Kosovë do të jenë postblloqe të përjetshme kundër Republikës së Kosovës. 
Në dokument përmendet me emër Serbia si donatore e Asociacionit, por askund nuk shkruan se Asociacioni nuk ka të drejtë t'i bashkohet Republikës së Serbisë.

Është ofenduese, të lexosh draftin ku thuhet se asambleisti i Asociacionit caktohet nga komuna, kurse shkarkohet për 'pikë qejfi'. 

Ky nuk është Asociacion, kjo është organizim i një bande të shpërndarë gjithkah nëpër Kosovës. 
Është një 'Gangsta - Paradise serbe'! 

Nuk është kjo 'Zajednica' e Albin Kurtit, është njëqind herë më e keqe.
Me fjalën e parë shkelet Kushtetuta, pastaj deri në fund të draftit ekspertët tallen me shqiptarët. 
P.S.
'Dok je mene Jašara
Zivoga zdravoga
Ljubica se udat neče' 
~~Zabranjeno puśenje~~'Źeni nam se Vukota'.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco