Europa nuk di gjuhë tjetër ndaj Serbisë, pos të përkdheljes

Europa nuk di gjuhë tjetër ndaj Serbisë, pos të përkdheljes

Nga Liri Loshi - 20/10/2022
Europa nuk di gjuhë tjetër ndaj Serbisë, pos gjuhës së përkdheljes. Në vend se t’i jepet shkopi për afrimin e saj me Rusinë, asaj po i ofrohet karrota! Françezet i kanë bindur gjermanet se Serbia nuk bën të zatetet për gardhi, por se duhet të merret me t’mirë që të mos iu dalë doresh! Presidenti françez Emmanual Macron e ka të qartë se pozicioni prorus i Serbisë nuk pritet të ndërrojë pavarësisht se ç’taktikë do të përdorin europianët.
Pra, Serbia është kokëfortë në dy gjera: një, se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe dy, se nuk do t’i vë sanksione Rusisë. Pozicioni i saj në këto dy pika është i palëkundur pamarrë parasysh se çfarë çmimi do të paguajë. Por, Serbia falë mirëkuptimit dhe kujdesit të mikut françez, le që nuk do të paguajë çmim, por do ta perjetojë përkëdheljen e radhës. Kjo do të thotë se Serbisë nuk do t’i bëhet presion për ta njohur Kosovën, ndërkohë që sa i përket Associacionit të komunave serbe Kosova do të vehet para aktit të kryer.
A do t’i ofrohet diçka Kosovës si kompebzim? Gjasat janë se ndërkohë sa zgjasin negociatat, ndërmjetsuesit euro-amerikanë do të bëjnë presion mbi pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë. A është e rëndësishme kjo njohje? Unë mendoj se më e rëndësishme është të ndodh njohja nga këto vende sesa të ndodh njohja nga vetë Serbia. Por është shumë vështirë të arrihet. Nëse Kosova e ka këtë ofertë, mendoj se duhet ta pranojë.
Nëse shkohet nga A-ja të B-ja e tutje, mendoj se A-ja për Kosovën është integrimi me Europën dhe me NATON. Nëse këtu eleminohen problemet, atëherë Serbia do të ishte krejt e vetmuar në kokëfortësinë e saj. Më në fund, ajo nuk do të arrinte asnjëherë të bëhej pjesë formale e Europës pa e njohur Kosovën. Për anëtarësimin në OKB është shumë heret të flitet.
A-ja: njohja e pesë vendeve që nuk na kanë njohur. B-ja: Integrimi në BE dhe NATO dhe C-ja: Anëtarësimi në OKB.
Fundja, politika është art i së mundshmes dhe zgjidhja duhet të kërkohet brenda mundësive ekzistuese.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco