Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe Hopa, 'preke-preke llusterin Albin'

Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe Hopa, 'preke-preke llusterin Albin'

Nga Kimete Berisha - 15/10/2022

Mjau, kryeministër!

Maca - mace edhe nëse e prek të gërvisht.

Kushdo që të prek (pa leje) derisa flet me ty: kinse po t'i ndreq jakët, po ta rregullon frizurën që t'u ka çu përpjetë, po ta heq nga fytyra ndonjë pupël, apo ndonjë qime floku që t'u ka kacavarur në shpinë - ai person shpreh interesim për ty.

Ti nisu prej vetes, kur të pëlqen dikush mezi s'pret me gjetë shkas me prek dikund ku të mundesh, se prekja krijon afërsi emocionale.

E kanë provuar me eksperimente, kamarieret që i kanë prekur në krah mysafirët, kanë marrë bakshish më shumë se ato që kanë krijuar veç kontakt me sy.

Jo gjithmonë prekja është me qëllime seksuale.

Nganjëherë, prekja është gjest superior, sidomos prekja politike, kur Edi Rama ia kap faqen Albin Kurtit, ia mbyll sytë si Tom Cruise - Nicole Kidman-it te 'Eyes Wide Shut' dhe e përqafon si gorillë, e fut brenda thellë në gjoks për t'u dukur Albini si i vogli i gorillës.

Nuk i ka mbetur tjetër Edi Ramës veç ta çojë edhe Hopa, preke-preke llusterin Albin.

Paramendoje t'ia kishte mbyllur sytë Ibrahim Rugovës!

Presidenti Rugova ishte karizmatik dhe anipse e donin dhe i donte shqiptarët mbante distancë emocionale.

Albin Kurti e ka përkrahjen time të plotë, të vetëmbrohet nga prekjet serike të Edi Ramës (kuptohet nëse nuk i pëlqejnë prekjet pa aprovim paraprak).

Dredhju lirisht e thuaji: Kurrë në jetën tënde ti mua mos më prek.

Se nesër mund të bëhet vonë, çka di ti i teket (larg qoftë) të puth n'gojë.

Ky i pabesë, me pas çiftin e tij

pas shpine, ta shkurton bistekun ta lë në dorë.

Ta ngjet çamçakëzin në flokë; ta shtin petardën n'xhep, ta mëshon kokallë para syve edhe të pyet 'qëlloja kush ta mëshoj'!

Edi Rama i prek politikanët që dyshon se janë të mençur dhe që e di se përtojnë të bëhen me mend të tij.

Mimozën e mbante nën sqetull si kuletë.

Albin Kurtin e ka bërë si kukull, kur do ia kap faqen, kur do ia mbyll sytë, e përqafon si ta kishte Ricky Martin dhe kështu e minimizon dhe e bën të duket inferior.

Ky është qëllimi i tij suprem: ta bëj Albinin të duket 'i vogli' i tij.

Albin Kurti nuk është inferior, por në prani të Edi Ramës duket inferior, me aminin e tij.

Edi Rama është i paparashikueshëm dhe për t'u mbrojtur nga njeriu i paparashikueshëm duhet ta mbash larg.

Me ditë që kurrë Shqipëri nuk do të kisha parë me sy se nuk e kisha lejuar të më prek si këlyshin e tij.

Çka të duhet Shqipëria kur e humb veten!

Sot Edi Rama ju kish gju' kancelarit Scholz në Berlin.

Kancelari i imët me trup, sa kish takat ikte prej tij në tavolinë, Edi Rama i ulur përballë tij dukej sa kancelari në këmbë, i afrohej me ato duar të mëdha, kancelari i largohej, Edi Rama dukej si shimpamza që po mundohet ta qërojë një banane!

P.S.

'Shahe mori shoqe,

diçka me t'kallzue

diçka me t'kallzue

na burrat m'i ndërrue'

-- këngë shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco