Edi Rama, sot sërish mashtroi shqiptarët, por jo edhe parlamentarët evropianë!

Edi Rama, sot sërish mashtroi shqiptarët, por jo edhe parlamentarët evropianë!

Nga Fadil Maloku - 12/10/2022

1. Është naive të mendohet se fjalimi i "flakët" (që disa injoranta mediatik e identifikuan me lloj lloj epitetesh e folklorizma të tipit; patriotik) i sotëm i Edi Rames (vêllaut binjak të Aleksandër Vuçiqi) në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte i sinqert, ishte fisnik, ishte patriotik, etj.

2. Sepse, Edi Rama (si një politikan tipik makiavelist) dhe ekipi që ate e "këshillon" (paramendone tash kur i njejti merr instruksione e këshilla nga shkollarët e Beogradit!) fare nuk "notojnë" as në ujêrat e tabanit shtetërorë e aq më pak atij kombëtarê. Imperativi i vetëm i tij dhe e i suites së tij janë mbetja në pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim...!? 

3. Si një kalkulant pra i njohur dhe i sofistikuar, Edi Rama gjithë këte gjurullti e bëri (jo se i dhimbset UÇK-ja, e komandantat e saj që janë në Hagë) në Asamblenë e Këshillit të Evropês) vetëm shkaku; i zhvendosjes së vëmendjes së publikut shqiptar nga temat e krimit dhe korrupsionit galopant dhe shkaku;  i synimit që ta marr edhe një mandat tjetêr për ta udhëhequr Shqipërinë (e shkretë dhe të dërmuar nga krimi, korrupsioni e tash edhe nga kriza ekonomike, që po troket në familjet shqiptare)  është tërësisht i zhveshur nga ky tipar!).

Ne në Kosovë fare, s'kemi nevojë të futemi në kurthet dhe kalkulimet djallëzore të tij, sepse, tanim edhe "zogjêt e malit" i kanë kuptuar si hiret ashtu edhe qëllimet e tij

Mirë bënë ca politikan tanë... që nuk u prononcuan fare për "fjalimin e ti të zjarrët", në Asamble🤔!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco