Djathtizmi ekstrem si ekspansion i Rusisë

Djathtizmi ekstrem si ekspansion i Rusisë

Nga Gurakuç Kuçi - 12/10/2022

Të dielën e fundit në Francë, Gjermani, Çeki dhe Moldavi kishte protesta nga partitë e djathta ekstremiste. Këto protesta vijnë pas fitores së djathtizmit ekstrem në Itali. Protestat në Gjermani dhe Francë kishin një përmbajtje "anti-NATO" dhe “vendi ynë i pari”. Protestat u mbajtën në kundërshtim të përkrahjes së SHBA-së dhe NATO-së për sanksionet ndaj Rusisë që po shkaktojnë inflacion në Evropë.

Kishte thirrje edhe si: “Unë e dua gazin dhe naftën ruse sot”, “Kush qëndron i heshtur sot, do të mërdhijë nesër”, etj.

Mos të harrojmë “non-paper” letrat jo-zyrtare që dalin në Ballkanin Perëndimor duke filluar që nga non-paper i Sllovenisë kinse propozim nga Janez Jansha një djathtist ashtu si Aleksandër Vuçiq dhe Viktor Orban i Hungarisë, ku këta dy të fundit janë njëri kali i trojës i Rusisë në BE dhe tjetri në Ballkanin Perëndimor.

Gjeopolitika dhe luftërat sot janë shumë komplekse dhe transdisiplinare. Kuptimi i zhvillimeve kërkon vëmendje të veçantë përtej faktit që mund të incizojë një kamerë në frontin e luftës.

Lufta e vërtetë nuk është ajo që po shihet në Ukrainë! Besoj se këtyre zhvillimeve duhet të u kushtohet më shumë vëmendje nga institucionet, intelektualët, mediat e sidomos sektorët e sigurisë shtetërore.

Këto protesta nuk janë rastësi dhe pa sponsor, ashtu sikur ato anti-hixhab në Iran, e vërteta qëndron ndryshe!

Së fundi Franca ka filluar edhe një projekt të ri politik me 44 vende evropiane të quajtur “Komuniteti Politik Evropian”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco