Propozimi franko-gjerman, kah po lëviz Kosova

Propozimi franko-gjerman, kah po lëviz Kosova

Nga Drizan Shala - 11/10/2022

Bazuar në dokumentin e propozuar franko-gjerman dhe mohuar në fillim nga Qeveria e Kosovës ku pastaj deklarohen dy protagonistët kryesorë të Qeverisë (kryeministri dhe Ministria e Jashtme) kjo po lë të nënkuptohet që një përafrim i një propozimi të tillë është i sponzorizuar dhe në interes të politikës gjermane për të rikthyer ndikimin e saj jashtë një procesit që patë filluar zonja Merkel përmes Procesit të Berlinit, por që ky propozimi domosdo duhet të kalojë edhe nga Zyra e Presidentit francez si dy fuqi politik/ekonomike në kuadër të Unionit Europian.

Por le të analizojmë këtë propozim jo nga aspekti i përmbajtjes që mund të themi është propozim që hynë në skenarin e Serbisë për ta fuqizuar me tutje brenda Ballkanit si fuqi ekonomike dhe politike duke forcuar propozimin në mbrapa skenën franceze që është “Ballkani i hapur – alias paradhomë e BE-së”.

Pra nëse i referohemi edhe dokumentit zyrtar të takimit të 6-7 tetorit 2022 në Pragë ku njëra nga pikat kryesore që është në shpërputhje me këto procese të filluara :

Procesi i Berlinit.
Procesi Amerikan për bashkëpunimi ekonomik me njohje reciproke .
Procesi i bisedimeve 2011-2022 e tutje në mes Prishtinës dhe Beogradit, herë teknik e herë politik.
Procesi për përmbushjen e kritereve për rrugën drejt anëtarësisë në BE si anëtare i barabartë.

Ku nga këto procese të sipërshënuar vërehet një imponim/ndikim francez për një paradhomë të BE-së për këto vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së brenda Ballkanit, pra edhe deklarata e takimit të Pragës ku është vendosur që:

Marrëveshja për propozimin e traktatit të ri të BE-së deri në fund të vitit 2026, e ndjekur nga ratifikimi përpara zgjedhjeve evropiane të vitit 2029.
Zgjerimi i BE-së me shtetet e reja anëtare pas vitit 2030.

Propozimi franko-gjerman është në kundërshtim me modelin amerikan dhe assesi Kosova (as një qeveri) nuk duhet të pranojë një model të tillë por vetëm të rikthehet në Departamentin amerikan të Shtetit për vazhdim të veprimeve politike për Kosovën.

Prolongimi/fitimi në kohë është arma dhe municioni i Serbisë për të jetësuar çdo politikë të saj në rajonin Ballkanit Perëndimor, respektivisht në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi dhe veçanërisht në Bosne dhe Kosovë dhe ky fitim mund të vije vetëm pas pranimit të propozimit franko-gjerman ku ndihmësi kryesor i cili është duke lobuar për këtë propozim është ish-deputeti gjerman Stefan Schwarz.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco