Akademia e Shkencave dhe Kosova

Akademia e Shkencave dhe Kosova

Nga Mehmet Elezi - 11/10/2022

Deklaratat zyrtare për 50-vjetorin e Akademisë më kujtuan një vit dramatik.

Më 1998 Akademia e Shkencave në Tiranë hartoi “Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” (shih foton). Përfunduar: 20 tetor 1998.

Prapa luftës në Kosovë qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni e Brukseli, lexonin e planifikonin zhvillimet politike që do t’ia behnin. Po Akademia jonë? Platforma e saj përfundon me thirrjen “për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstituiv të Republikës Federale të Jugosllavisë”!

Në librin “Gjuha shqipe në bunker?!” (2005), ribotuar si parathënie e Fjalorit të Gjuhës Shqipe (2006), kam shkruar:

“Edhe pse diktatura ishte përmbysur e bota kish pësuar ndryshime thelbësore - edhe Jugosllavia qe shpërbërë - përsëri nxirrej kjo tezë prej dosjeve të politikës së fillimviteve tetëdhjetë të qindvjetëshit të shkuar. I pyetur në një intervistë televizive titullari i Akademisë u përgjegj: “Nuk na le politika të themi ndryshe”!

Kjo përgjigje shtron një çështje thelbësore: cili është misioni i një akademie shkencash dhe më gjerë, cilat duhet të jenë marrëdhëniet e institucioneve shkencore me politikën?

Ç’është ajo politikë që nuk i lejon shkencëtarët me i pohue përfundimet që dalin në rrugë shkencore, por urdhëron me shpallë të tjera?

Në vendet demokratike shkenca është shkencë, politika politikë. Shkenca i shërben zgjidhjet sipas logjikës shkencore. I merr a nuk i merr parasysh politika, që vepron mbi të tjera ligje, kjo është punë e politikës dhe jo e shkencës”.

Akademia e Shkencave duhet të përfaqësojë trurin e kombit. Për çështjen kombëtare ka qenë turpi i kombit. S’po hy te fushat e tjera.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco