Kryeministër, ndërroj këshilltarët, ndërroj se të morën në qafë!

Kryeministër, ndërroj këshilltarët, ndërroj se të morën në qafë!

Nga Gani Bajraktari - 09/10/2022

Kryeminister, këshilltarët tuaj e dojnë shëndetësinë publike “llugë”, për të mos pushuar vargu i hallexhinjëve në “klinikat” e tyre private, të cilat i bënë ata Milionera! Ata duan akoma më shumë “llugë”!

Duan të blejnë akoma më shumë shtëpi Gjysëm-milionëshe në Lagjet e reja që po ndërtohen, nuk ngopen më një e dy! Prandaj, ata shesin moral Kryeministër. Këshilltarët tu, jo që nuk punojnë në Spitalet Publike, por ata as nuk kalojnë andej pari me dekada, sepse ata i takojnë kastës tjetër: kastës borgjeze, që asnjëherë nuk takohen me klasën punëtore (përveq kur ua marrin lekun, se atë ë duan shumë, edhe kur ipet nga duart e rjepura të klasës punëtore)!  

Të kanë mashtruar Kryeministër, se ata nuk janë Profesorë (ata vuajnë shumë për të qenë profesorë, por nuk munden, nuk munden se nuk kanë mbaruar shkollë për të qenë profesorë; Prandaj nxjerrin vrerë më dekada për Profesorët)! Ata nuk punojnë në asnjë vend tjetër Kryeministër, sepse ata nuk i merr askush në punë: as Universitetet publike dhe as ato private, sepse nuk kanë shkollë për të punuar në Universitet! 

Kryeminister, këshilltaret tu kane “kullotur” livadhet e krejt partive në të kaluaren: livadhi yt eshte i fundit: andaj dijnë të shesin kaq mirë “dushk për gogla”! Jane të rryer ata me petk partie!

Këshilltarët tuaj të kanë vënë në lajthitje Kryeministër, fillimisht me propozimin për të ndaluar mjekët e sektorit publik për të punuar privat (duke e ditur se këtë nuk e lejon Kushtetuta) e tash duke të vënë në lajthitje për të stimular ata që “punojnë vetëm në publik”! Ata këtë duan, Kryeministër: dobësim të publikut, që të lulëzojnë “klinikat” e tyre private! Ata duan në shumë shtëpi Gjysëm-milionëshe! 

Kryeministër ndërroj këshilltarët, ndërroj se të morën në qafë: ata, ashtu siç nuk mërziten për shëndetësinë publike dhe për Kosovën, ata nuk mërzitën as për partinë tënde, ashtu siç nuk janë mërzitur kur u kanë humbur partitë e tyre më përpara! Ata kanë vetëm një qëllim, si të kanë më shumë “klientë” në “klinikat” e tyre dhe të trashin kuletën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco