Po, po kjo është pritur!

Po, po kjo është pritur!

Nga Gëzim Mekuli - 29/08/2022

Vërejtje,

Po, po, kjo është pritur! Këta 5 dhunuesit janë edhe produkt i shoqërisë sonë; këta janë viktima të "arsimit" e të 'edukimit' tonë, që ka mbretëruar me dekada të tëra.

T'a dini një gjë. Këta nuk janë vetëm 5 a 6 vetë, është mashtrim! Shoqnia jonë e sëmurë keq, ka shumë e shumë njerëz të tillë, pse nuk e pranojmë ne këtë fakt të rëndë?! Të dashur lexues, 5 dhunuesit janë produkt edhe i familjes; ky njeri nuk ka ardhë prej Marsit e as prej Jupiterit.

E, as prej Serbisë nuk ka ardhë, jo. Ky soj është produkt i politikës, i arsimit, i ekonomisë dhe i kequdhëheqjes. Askush nuk është marrë me Femiun. Ai është harru, të paktën deri tash së voni. Hiq askushi bre nuk u marre me t'a. Nonjëherë në televizion, sa për fotografi e reklamë, po; si objek e si stoli. Tash, vetëm tash, një Qeverie i ka ra ndërmend për t'a; ka nda ka 10 e 20 euro dhe u bo kijameti ... Pse, çka ka po presim ne nga fëmijët tanë? 

-Mediat

Shiko mediat shqipe, a po i shef gazetarët se çfarë gjuhe po përdorin? Kqyre RTK-në, more! Lexo portalet shqipe! Helm, kontaminim, chernobil!

- Filmi dhe Muzika

Dëgjo dhe analizo përmbajtjen e filmit dhe tekstet e këngëve ku dominon fotografia dhe gjuha e dhunës, vrasja, seksi, by**të, gji**ët, alkoholi, gjak, gjak, gjak, milionera pa mund, narkotika e Kallashnikova. Pse çka ke prit ti se do të del nga kjo shpellë që e krijuan vet shqiptarët?

- Arsimi

Kqyri mësuesit dhe mësueset tona, more: hej, marre t'vjen prej tyre kur flasin e kur shkruajnë shqip. Edhe lypin ma shumë pare e çohen n'greva. E kush po çohet n'greva; Fabrika e analfabetave politk? Pse, çka po pret ti prej fëmiut tënd që del nga kjo fabrikë?

- Politika

Analizo klasën politike; pasuri, milionera brenda natës, kravata, ari, parfuma, doktora e magjistra brenda pak muajve, firmasha e pronarë t'mediave që mbahen nga analfabetë e t'pa moral.

- Kqyre more Kuvendin e Kosovës:

Dekameron hesapi. I dashur lexues, Përderisa "kurvanat" me "kurva", e "kurvat" me "kurvana" ndërtojnë e dominojnë në opinionin publik, nuk ka siguri për fëmijët e t'u.

Nuk ka, sepse këto mbeturina po na shiten n'publik si "vlera" e si "pasuri kulturore".

Medemek "moderne"! Policia, Kodi penal, ushtria e as Gjykata nuk mundet me e eduku një popull: E ka tregu historia. Është arsimimi dhe edukimi e që prodhon qytetarin.

Ne s'kemi qytetarë, ne kemi 'mentalitetin katunar', jo gjeografik por soc-kulturor. Asgjë tjetër!

I nderuar lexues, "Tuta e runë Malin", thotë populli, por shqiptari nuk është dru, edhe ky është njeri, e duhet t'a trajtojnë si njeri. Apo jo?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco