Ambasadori Hill dhe disa sqarime për gjuhën diplomatike!

Ambasadori Hill dhe disa sqarime për gjuhën diplomatike!

Nga Kamer Elezaj - 24/08/2022
Pikëpamjet e SHBA-së rreth Kosovës dhe rreth marrëdhënieve të Kosovës me SHBA dhe me vendet tjera i paraqet ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Hovenier. Ambasadori Hovenier e mbulon Kosovën.
Pikëpamjet e SHBA-së mbi Serbinë dhe marrëdhënieve të Serbisë me SHBA dhe me vendet tjera i paraqet Abmasadori i SHBA-së në Beograd Hill. Ambasadori Hill e mbulon Serbinë për llogari të SHBA-së.
Ambasadorët e adaptojnë dhe zbukurojnë gjuhën e tyre për të ia përshtatur vendeve përkatëse por thelbi i qëndrimit përcaktohet nga Administrata e SHBA-ve në Washington (Presidenca dhe Departamenti i Shtetit).
Kur është e nevojshme për synkronizime mbi disa shtete atëherë DASH emëron përgjegjës të posaçëm. Në rastin tonë ka emëruar Escobarin si përgjegjës për Ballkan (ku përfshihen edhe Serbia edhe Kosova). Pra qëndrimet e përbashkëta që prekun edhe Serbinë edhe Kosovën i paraqet Escobari.
Deklarata e Ambasadroti Hill në Beograd nuk ka asgjë të keqe.
SHBA dhe Ambasadori Hill përmes Stoltenberg-ut i tha Vuçiqit në Bruksel që nuk mund të dërgoj forca ushtarake në veri të Kosovës sepse aty janë forcat amerikane dhe ato do intervenojnë – nëse është nevoja.
Me këtë siguruan qetësinë dhe paqen në Kosovë.
Çka jemi duke kërkuar më shumë?
A mos po kërkojmë që Ambasadori Hill tash edhe të “shaj me nënë” Vuçiqin në mes të Beogradit. Natyrisht që kur i ke dhënë një goditje të tillë në Bruksel duhet t’i ofrosh pakëz mëshirë, dhe pak përkrahje, në Beograd, nuk duhet ta poshtërosh një kryetar si Vuçiqi në Beograd.
Kjo nuk i hyn në punë askujt.
Dhe Hill-i bëri mirë që tha ato gjëra në Beograd.
Tash Escobar-i po mundohet të krijoj një unitet në Prishtinë mes opozitës dhe pozitës, një unitet që mungon plotësisht. Sepse në këtë rast është i nevojshëm një unitet i palës kosovare. Të jashtmit duan ta dijnë se çfarë alternativash ekzistojnë për të dalur nga kjo situatë. Nisur nga këto alternativa ata ndërtojnë një, dy, apo 20 zgjidhje të mundshme. Dhe njëra nga këto zgjidhje do të funksionoj.
Të gjithë ambasadorët kanë individualitetin e vetë dhe mënyrat e veta të shprehurit. Ambasadori amerikan në Beograd vepron dhe i thotë gjërat ndryshe nga ambasadori amerikan në Prishtinë por qëllimi politik i këtyre gjërave është i njëjtë, në këtë rast qëllimi besoj se është të mos ketë një konflikt lufte në Ballkan, sepse mjafton me një luftë në Ukrainë, sot për sot.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco