Reciprociteti i Sindikatës së Arsimit, SBASHK-ut

Reciprociteti i Sindikatës së Arsimit, SBASHK-ut

Nga Sherif Fejzullahu - 22/08/2022

Mbi tridhjetë vjet e më tepër jam marr me sindikata dhe në çdo program apo statut normal sindikal shkruhet se për çdo vendim të ndonjë veprimi sindikal, greve apo proteste duhet shikuar momentin ekonomik dhe atë politik në të cilën gjindet shteti. 

Sindikata çdo herë proritet duhet ta ketë aspektin kombëtar, shtetëror e pastaj të merret me çështjet e punëtorëve që unë asnjë herë nuk i kontestoi.

Është për tu habitur qê sindikata e SBASHK-ut paralajmëron grevë  të arsimit mu me datë 1  shtator datën kur qeveria duhet ta zbatoi recoprocitetin ndaj shtetit serb e që për këtë recipricitet është  angazhuar e gjithë bashkësia ndërkombëtare nga Evropa deri në Amerikë.

Pra ky far kryetari i SBASHK-ut me kolegët e vet a ka pak sens sindikal apo është vazal i atyre kundërshtarëve të qeverisë që për çdo ditë po derdhin vrerë duke pritur vetëm gjëra të këqija për në që asnjë shqiptar nuk i dëshiron.

A nuk është ky njëfar reciprociteti ndaj qeverisë dhe realisht Kosovës apo këta njerëz janë humbur fare dhe nuk po dijnë se qka po bëjnë.

Respekt për të gjithë mësuesit dhe gjitha nivelet e arsimit, por nē këtë rast duhet ta korigjojmë kryesinë e SBASHK-ut dhe t'i themi jo zotëri kryetar kësaj radhe nuk e ke gjetur kohën për grevë.
Situata është shumë serioze sepse fqinji po na kërcënon me luftë e ti po thërret grevë të përgjithshme në kohën më të papërshtatshme.

Sygjeroi me sinqeritetin më njerëzor që SBASHK-u ta shtyj këtë  grevë për një kohë tjetër të përshtatshme e kursesi me daten nje shtator.

Me respekt nga kolegu i juaj sindikal

Sherif Fejzullahu ish kryetar i Sindikatës së Pavarur Energjetike të Kosovës SPEK.E PA VARUR E ENERGJETIKES SE KOSOVES -SPEK.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco