Nga lavdet e Ramës u mor vesh që Enver Hoxhaj nuk ditka të shkruajë libër

Nga lavdet e Ramës u mor vesh që Enver Hoxhaj nuk ditka të shkruajë libër

Nga Liri Loshi - 22/06/2022

Paska botuar Enver Hoxhaj një libër diçka për Rusinë, konfliktin e Putinit me Amerikën si lidere e botës liberale e demokratike që po e shpërfaqë me luftën në Ukrainë. Tash Edi Rama merr pjesë në përurim të librit dhe meqë duket qartë se nuk e ka lexuar librin, improvizon njëlloj vlerësimi të tij duke lexuar aty për aty disa paragrafe që medemek atij i qenkan dukur interesante gjatë “leximit” që me gjasë pra, nuk ka ndodh kurrë!

Dhe, tek lexon Edi Rama, veshi me zë disa fjalë që Enver Hoxhaj i ka përdorë në libër për të shprehë qasjen e vet rreth Rusisë dhe ndikimit që lufta në Ukrainë mund të ketë në gjeopolitikën e Ballkanit, ku Kosova dhe Serbia rrinë në konflikt të ngrirë pranë njëra tjetrës. Veshi m’i zë disa fjalë që një autor serioz nuk i përdorë as në një shkrim portali e lere më në një projekt serioz, siç është libri. Fjalët: jam i mendimit, nuk jam i mendimit, jam skeptik, jam optimist, jam realist se … etj.

Unë sinqerisht, nuk di për përmabjtjen e atij libri sa dinë Edi Rama dhe Ali Ahmeti që pretendojnë se e kanë lexuar, (pra është edhe fare e mumdur se tash edhe unë di sa dinë ata), por nga lavdet që Edi Rama i bëri librit duke lexuar fjalë për fjalë disa paragrafe, kuptova se Enver Hoxhaj nuk ditka as të shkruajë libër!

Në libër një autor ngre çështje të ndryshme dhe ato i shtjellon përmes fakteve dhe argumenteve në atë mënyrë që ato prezantojnë qartë idetë e tij. Përdorimi i fjalës mendoj, apo nuk mendoj kur shkruan është i pazakonshëm për një intelektual për faktin e thjeshtë se është i panevojshëm. Lexuesi gjithnjë e ka parasyshë se një autor gjatë kohës sa shkruan, ai edhe mendon. Egoja duhet të jetë e ndarë nga libri plotësisht, pos nëse shkruan  memoare, apo krijime letrare në veten e parë.

Rregull e gishtit të madh (role of the thum): lexuesit kur shkruan i tregon  përmes argumenteve se çfarë mendon, por nuk i thua “mendoj se”. Nuk i duhet hiç më shumë një lexuesi të emancipuar që ta kuptojë se ty të mungon plotësisht kultura e shkrimit. Libri përmbledh informacionet, idetë, qëmdrimin tënd, konkluzionet tua logjike, por duhet kuptuar se kur shkruan nuk je në debat me lexuesin, siç mund të jesh në një debat publik kudoqoftë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco