Marrëveshja mbi faturimin e rrymës për katër komunat në veri?

Marrëveshja mbi faturimin e rrymës për katër komunat në veri?

Nga Skenderbeg Klaiqi - 21/06/2022

Po i bie sikur të vjen një hajn në shtëpi ta vjedh grurin edhe atë hapur pa u fshehur fare dhe pasi të vet identifikohet, gjykatësi propozon një marrëveshje, në mes të hajnit dhe të dëmtuarit, e që hajni jo që nuk dënohet, por edhe i njihet e drejta e përfitimit nga vjedhja, me një marrëveshje të detyruar nga gjykatësi.

Sa e turpshme aq edhe neveritëse kjo marrëveshje e cila jo që është e dëmshme por aq nënçmuese, jo vetëm ndaj qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit por edhe bashkësisë ndërkombëtare e cila për 23 vite proklamon ardhjen e demokracisë Evropiane. 
"Kur nuk ka shi bënë edhe breshër thotë populli"!

“Shpëto çka mundë të shpëtosh nga zjarri që bie në shtëpi! edhe ketë  thotë popull!

Nuk vlejnë këto këtu për popullin tonë dhe njerzit normal të këtij planeti, kushdo qoftë që e ka ngritur këtë marrëveshje, është dashur të mbyllet me përgjigjeje:

Vjedhja është vjedhje edhe nëse nuk e kompenson atë kurr!

E çka më pas?

A do ta vjedh Serbia tërë territorin e proklamuar si pjesë veriore me Asociacion të komunave serbe fillimisht, me ndonjë Republika Serbska dhe në fund bashkëngjitje me Serbin e madhe. 

Ky pazar është edhe më i dëmshëm nëse vërtetë kusht ishte të futej një kompani nga Serbia si tagrambledhëse.

Gabim që është diskutua fillimisht, gabim që është nënshkrua, gabim që po implementimet kjo marrëveshje.

Marrëveshja me qytetarin e Republikës së Kosovës do të vlente njëjtë, kush nuk paguan ti ndërpritet energjia, pa e pyetur Prishtinën, Beogradin, Brukselin apo Uashingtonin, por ja që "i forti të rrahë dhe nuk të len me qa” thotë prape ky popull që po vuan shumë nga padrejtësitë që po i bëhen çdo herë e më shumë.

Një ditë kur nuk do të mbetet popullatë që punon në jug sepse do të ikin nga vendi, vështirë të gjendet dikush që ti paguan veriut energjinë!
Sa nënçmime po bëhen qe 23 vite, që nga çlirimi i Kosovës e këndej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco