Dua Lipa është këngëtare moderne

Dua Lipa është këngëtare moderne

Nga Kamer Elezaj - 15/06/2022

Ne jetojmë në botën moderne dhe çdo gjë matet me dollarë/euro/lekë.

Muzika bëhet për të fituar para.

Të gjithë krenohemi me Dua Lipën dhe suksesin e saj në botë.

Por të gjithë e dimë se Dua e ka veprimtari fitimi këngën. Edhe babai i saj përfiton nga menaxhimi i talentit të vajzës së tij. 

Nuk ka kurrgjë të keqe në këtë mes.

Dukagjini është menaxher dhe duhet të marrë maksimumin e fitimit nga veprimtaria e Dua Lipës. 

Përmes Sunny Hill ata provuan të marrin maksimumin e fitimit në Prishtinë por disa në Prishtinë menduan se Dukagjini po provonte të merrte më shumë euro se që ata ishin të gatshëm ti japin.

Dukagjini bëri një veprim të  zgjuar menaxherial dhe u lidh me Lali Erin në Tiranë dhe e zhvendosi festivalin Sunny Hill në Tiranë. 

Çka ka të keqe në këtë mes? 

Ne kemi një treg të lirë dhe partnerët tregtar vendosin vetë se ku do shkojnë. 
Se sa humb Prishtina dhe sa fiton Tirana në euro unë nuk e di por unë mendoj se të dyjat fitojnë. 

Kosovarët fitojnë se tani do shkojnë në Tiranë për të parë Dua Lipën dhe aty do miqësohen edhe më shumë me tiranasit.  

Tiranasit fitojnë se do kenë Dua Lipën në mesin e vetë dhe do kënaqen me shfaqjet e saja.
Ideja se shqiptarët e suksesshëm nëpër botë vijnë në Prishtinë, apo Tiranë, për arsye atdhedashurie nuk është më ide e kohës. 

Kjo ndoshta mund të ishte ide e kohës para 20 vjetëve.

Tani shqiptarët janë kulturuar dhe janë modernizuar dhe kur bëjnë diçka duan të shohin edhe fitimin e vetë në këtë mes.

Kjo ndodh me të gjithë, pa përjashtim. Ndodhë me këngëtarët, ndodhë me futbollistët, me punëtorët e artit, me profesionistët e të gjitha fushave. 

Në botën moderne njerëzit drejtohen nga fitimi. 

Edhe Dua Lipa është njeri, madje është njeri modern.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco