Bllaca – vendi i poshtërimit tonë

Bllaca – vendi i poshtërimit tonë

Nga Daut Dauti - 13/06/2022

Kur e përkujtojmë ditën e lirisë, ne flasim për këtë apo atë ngjarje. Por, gjithnjë e më pak e përkujtojmë Bllacën.

Bllaca ka qenë vend i caktuar nga serbët dhe maqedonët për t’i poshtëruar shqiptarët.

Aty, në Bllacë, në mënyrë kolektive dhe masive, është postëruar njeriu me javë të tëra. Njeriu i shpronësuar nga shtëpia, toka, vendlindja, atdheu … e që është lënë nën qiell të hapur të ballfaqohet me urinë, etjen, të ftoftit, frikën, humbjen e shpresës për jetë …

Edhe nacistët gjermanë i kanë përzënë hebrenjtë nga shtëpitë e tyre në mënyrë më të dinjitetshme. Mjerimi në Bllacë ka patur pamjen me të cilën serbët dhe maqedonët kanë dëshiruar të thonë:’Ja kush jeni ju. Nuk jeni as njerëz, Ju jeni jonjerëz në duart tona’.

Arsyeja që ne i ikim përkujtimit të kësaj tragjedie është se poshtërimi ka qenë shumë i madh për kapacitetin tonë përballues. Pak kemi bërë për ta mbajtur gjallë kujtesën për këtë tragjedi. Në kujtesën tonë kolektive,

Bllaca duhet të jetë përmendorja kryesore. Nuk kemi patur forcë që ta shndërrojmë në ngjarjen tonë kryesore të luftës. Prandaj, i ikim ballafaqimit me poshtërimin.

Për të qenë edhe më keq, një memorje që është ndërtuar, është vandalizuar prore, nga vetë ne. A është kjo që ne vërtetë jemi vandalë apo kujtesa është e rëndë dhe nuk e përballojmë dot? Ndoshta nuk na bënë përshtypje kjo ngjarje. Në të tri rastet është e rëndë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco