ALEKSANDËR VUÇIÇ ishte krahu i djathtë i kriminelit SLLOBODAN MILOSHEVIÇ

ALEKSANDËR VUÇIÇ ishte krahu i djathtë i kriminelit SLLOBODAN MILOSHEVIÇ

Nga Mal Berisha - 11/06/2022

12 QERSHOR 1999 – 2022
ALEKSANDËR VUÇIÇ ishte krahu i djathtë i kriminelit SLLOBODAN MILOSHEVIÇ, ose shefi i propogandës anti – NATO, gjatë luftës në Kosovë, 1999.
Sot atij i “rrihen shpatullat” si njeri i paqës edhe pse betohet se Kosovën nuk do da lëshojë kurrë!?
23 vjet më pare, trupat e NATO – s hynë në Kosovë duke përzënë kriminelët serbë të cilët nuk kishin lënë rrugë, lagje, mëhallë, fshat, qytezë apo qytet pa e larë me gjak shqiptarësh.
Pasi kisha marrë pjesë në pritjen e 6.500 shqiptarëve të Kosovës në bazën ushtarake Fort Dix, në New Jersey, ShBA, në verën e vitit 1999, iu bashkova Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK në vititn 2000. Kështu u bëra dëshmitar i qindra në mos më shumë vrasjeve dhe barbarizmave të kryera nga serbët e Aleksandër Vuçiçit në Mitrovicë.
Gjurmët e barbarizmave që kishin lënë pas ata dukeshin gjithandej.
Një ndër to ishte edhe ajo që njihet si Masakra e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë.
Më 14 prill të vitit 1999, thjesht dhe vetëm në një rrugicë të qytetit të Mitrovicës, me gjatësi jo më shumë se 300 metra, u morën dhe u pushkatuan banoret e e saj në një cep të një pallati aty pari.
Një ndër familjet më të dëmtuara, ishte familja e profesorit të nderuar Shefqet Pllana të cilët i pushkatuan dy djemtë, dhëndërrin dhe tre djem të tjerë të afërmve të vet.
Në këtë ditë feste për të mbijetuarit e genocidit serb në Kosovë, shpirti i të rënëve thërret:
MOS E HARRONI KURRË, ATË QË NDODHI KËTU!
Ata që iu këshillojnë sot që të harroni të kaluarën, në fakt dëshirojnë që tua përsërisin atë dhe t’u e marrin peng të ardhmen përgjithmonë.
Por këtë nuk do ta arrijnë kurrë!
NEVER FORGET!
NEVER AGAIN!
LAVDI!


 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco