Vuçiç -Rama binomi malinj, që nuk i duhet kurrë Ballkanit!

Vuçiç -Rama binomi malinj, që nuk i duhet kurrë Ballkanit!

- 10/06/2022

Nga Petrit Vasili

Në 31 maj Vuçiç u betua përpara parlamentit serb si President dhe tha:

"Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtoj për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj”.

Ndërsa në krahun tjetër Rama arrin të guxojë e të thotë për Kosovën pak muaj më parë:

"Kosova e fitoi luftën dhe Serbia e ka humbur luftën, por tani Kosova duhet të fitojë paqen. Kosova po humbet paqen, ky është fakt i dhimbshëm”.

Pra Vuçiç dhe Rama janë në sinkron të plotë me njëri - tjetrin.

Instrumenti serborus i Ballkanit të Hapur është haptas në funksion të interesave serbe dhe kundër çdo interesi euroatlantik të Ballkanit në tërësi dhe Kosovës në veçanti.

Kryeministri Albin Kurti qartësisht deklaron:

“E mbështesim qëndrimin amerikan se s’mund të ketë ‘Ballkan të Hapur’ të themeluar si iniciativë përderisa s’janë 6 shtete, është mirë një herë të shikohet a janë të 6 shtetet. Të mos e mundojnë as veten e tyre, sepse nuk janë 6 shtetet, nuk ka ‘Ballkan të Hapur’”, tha kryeministri.

Kemi shtete si puna e fqinjit tonë verior që është në anën e Federatës Ruse dhe presidentit despotik të saj. Për të pasur ‘Ballkan të Hapur’, është Serbia ajo që duhet të hapet ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Shumë i qartë Kurti dhe shumë agresiv e kundër çdo principi kori Vuçiç - Rama.

Ballkani i Hapur është një thikë pas shpine, që dirigjohet drejt përse drejti nga Beogradi.

Tangua Vuçiç -Rama është qartësisht një zdërhallje përçarëse dhe minuese të interesave të patjetërsueshme euroatlantike të Ballkanit Perendimor.

Si mundet që lidershipi i Ballkanit të Hapur të prihet nga këta të dy frymezuese të shovinizmit, interesave tepër të errta dhe përçarjes së rajonit.

Dalja e Shqipërise nga Ballkani i Hapur nga kjo gërmadhe ideologjish ndarëse dhe spekullante do të ishte mesazhi më i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë Ballkanin në tërësi.

Ballkani i Hapur kjo histeri propagandistike në dukje dhe në përmbajtje një moster shkatërrimtare ekonomike për interesat e Shqipërisë, duhet refuzuar prerë dhe pa asnjë ekuivok në emër të nje rruge të qartë, parimore dhe trasparente si rruga drejt BE.

Dyshja famëkeqe Vuçiç- Rama është një binom malinj, që nuk i duhet Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco