‘Open Brothers’ në ‘Open Balkans’

‘Open Brothers’ në ‘Open Balkans’

Nga Daut Dauti - 08/06/2022

Nuk do të duhej të kishim asgjë kundër ‘Open Balkans’ pasi që një ditë aspirojmë që të gjithë të jemi së bashku në Union Evropian. 

Megjithatë, në rrethanat e sotme kur Serbia, jo vetëm që nuk e njeh Kosovën dhe që e konsideron territor të saj, por ajo edhe e pengon procesin e zhvillimit të saj në arenën ndërkombëtare e deri te kërcënimi me invasion ushtarak. 

Kur udhëheqësit politikë shqiptarë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë e inkurajojnë këtë proces, ata njëkohësisht i ndihmojnë Serbisë në rehabilitimin e krimeve në Kosovë dhe në faktorizimin e saj në botë. 

Këta udhëheqës nuk e kanë dert që Beogradi vazhdon t'i poshtëroj shqiptarët nga do që janë. 

Kjo është më shumë se budallaki e këtyre udhëheqësve shqiptarë. 

Kjo është me ia ba argatin Serbisë kundër vetvetes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco