PDK e AAK frynë listat për blerjen e votave të veteranëve

PDK e AAK frynë listat për blerjen e votave të veteranëve

Nga Liri Loshi - 08/06/2022

Nuk ka një mënyrë tjetër për me ua rritë të ardhurat veteranëve, pos me i identifiku veteranët e rrejshëm dhe me i heqë ata nga listat.

Memli Krasniqi, si një politikan më i moderuar se paraardhësit e tij, duhet ta kuptojë se PDK-ja, të cilën ai e drejton tani, duhet ta bazojë votën e vet në programin politik e jo në skema përfituese, ku “veteranët” mobilizojnë votën e tyre dhe të familjeve të tyre kryesisht për PDK-në dhe AAK-në.

Të rinjtë e AAK-së duhet ta bindin “heroin” e tyre se është tërësisht gabim kur mbështetë dhe stimulon falsifikatorët.

Pra, PDK-ja dhe AAK-ja thënë thjesht e troç, janë dy parti politike që kanë fryrë listat e veteranëve për ta blerë perjetësisht votën e tyre. Pse të shpërblehen falsifikatorët kur ata duhet të ndëshkohën?!

Kosova duhet t’i shpërblejë veteranët e vërtetë me pagë të dinjitetshme, e jo ta nënçmojë sakrificën e tyre me paga minimale! Por kjo nuk arrihet pa i hequr nga lista falsifikatorët.

Kosova nuk është shtet i huaj, është shteti ynë dhe ne duhet ta ndihmojmë atë që ai të na ndihmojë neve.

Raportoni veteranët e rrejshëm kudo që mundeni dhe ju vie në shtek së pari: në prokurori, në polici, në AKI, në media… Mos ua falni dakikun! Shtetin që e kemi krijuar me gjak po na e rrezikojnë falsifikatorët! Kjo nuk bën të ndodh!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco