Tri gabimet e Kosovës me 'Open Ballkan'

Tri gabimet e Kosovës me 'Open Ballkan'

Nga Adriatik Kelmendi - 08/06/2022

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar mos pjesëmarrjen e Kosovës në “Open Ballkan”.

Ai ka shkruar se janë tri gabime sa i përket qasjes ndaj kësaj iniciative.

Gabimi i parë: Duke e portretizuar Ballkanin e Hapur si projekt të Serbisë, edhe pse që në takimin e tij të parë ishte e pranishme edhe Shqipëria, është fuqizim naiv i Serbisë ndaj Shqipërisë.

Gabimi i dytë: Duke e fuqizuar artificialisht Serbinë si udhëheqëse e Ballkanit të Hapur, fotografia e sotme me 5 liderët e shteteve të Ballkanit, minus Kosova, e vë në pozitë fitoreje Serbinë, e cila i bie se i bindi 4 shtete të tjera ta përkrahin, duke e lënë të izoluar Kosovën.

Gabimi i tretë: Duke e marrë – sërish naivisht besoj – si të mirëqenë një deklaratë jashtëkontekstuake të rusit Lavrov pro Ballkanit të Hapur si një interes rus, shohim përgënjeshtrimin e menjëhershëm me pjesëmarrjen e amerikanit Chris Hill. Ose momentalisht vetëm Ballkani i Hapur qenka pika përbashkuese e SHBA-së dhe Rusisë?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco