Pse je trembur Ramë?

Pse je trembur Ramë?

Nga Çim Peka - 11/05/2022

Pse je trembur Ramë?

Nga presioni i Erdogan apo nga takimet pa leje të Lalit me Kamala Harris? Je gati të dorëzosh ish-ministrin e Shëndetësisë, por jo dhe atë të Financave? Ke frikë se ky i fundit flet?

Sa për “drejtësinë e re”, një pyetje dhe një kujtesë: Vetingun e “drejtësisë së re” po e drejton Ina Rama. A nuk ishte kjo Kryeprokurore, kamikaze e jotja dhe Bamirit që hetoi 21 Janarin dhe Gërdecin? Si e vendose në kupolën e pastrimit të drejtësisë këtë person që paska falur Berishën?

Rihapni çdo dosje Ramë, se të paktën për ne gazetarët është luks dhe interes i madh, por prapë hallin nuk e zgjidh dot. Me sms i dilje garant ministrit në burg se: “Yuri nuk do ia bënte malore, po të jepte dorëheqjen”.

Çfarë ka ndodhur? Po ta bejnë malore ty? Po të detyrojnë t’i lëshosh vendin Lalit e ti të pensionohesh në Presidencë? Po ta ofrojnë si garanci që nuk do të prekë drejtësia se paku për pesë vjet?

PS: Të njëjtën garanci i kishin dhënë edhe Hashimit, besoj ta tha dje!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco