Të na vjedhë Edi dhe të dënojmë Saliun...

Të na vjedhë Edi dhe të dënojmë Saliun...

Nga Lisandër Hoxha - 11/05/2022

Kjo është kryefjala, e cila ka qarkulluar në media gjerësisht këto muaj. Prej pak javësh tashmë nuk e thonë vetëm minionet e qeverisë nëpeë banaqet e studiove, por e thotë vetë Edi.

Ky është halli i madh i drejtësisë së re, të deformojë demokracinë dhe të kthehet në mburoje për Edin.

Dmth, detyra e SPAK-ut të Rilindur është të luftojë me armiqtë e qeverisë.

Sipas Edit, edhe pse ka 9 vite i larguar nga qeveria, Sali Berisha duhet ngarkuar me barrën e provës së pafajësisë së tij. 

Edhe pse është hetuar çdo çështje, për të cilën ata i drejtojnë gishtin sot Berishës, përsëri meriton të quhet fajtor dhe duhet të jetë fokusi i drejtësisë së Rilindur. 

Kjo, miq, nuk është një gjë e re në Shqipëri. 

Për 45 vite kemi parë që kriminel dhe armik i klasës punëtore të shpallte partia dhe i lindte detyrë organit të akuzës të shpikte provat ndaj të akuzuarit. 

Kjo është logjika e Edit, e cila po shitet si një risi dhe revolucion në fushën e drejtësisë.

Sot SPAK duhej të kishte vepruar ndaj atyre që me firmën mbi letra vjedhin pasuritë publike.

SPAK ka prova për të gjithë ministrat dhe kryeministrin Ed, por është i pafuqishëm të veprojë sepse nuk është një organ i pavarur politikisht.

Drejtësia e Rilindur është arritja më e madhe e George Soros dhe klanit të Ramës, e cila do të jetë një barrë për shqiptarët.

Drejtësia e kapur është fundi i demokracisë sepse rrënon lirinë e vendit.

Opozita është e vetëdijshme për gjendjen e vendit dhe është e gatshme të përballet me këtë regjim.

Ky është edhe motivi i strategjisë së re të Edit që u thotë shqiptarëve të vjedh unë dhe të dënohet Saliu.

Shqiptarët janë të lodhur me barcaleta dhe fabula cinike. Ata presin prej 6 vitesh që drejtësia të funksionojë.

Shqiptarët presin standarde dhe integrim në BE.

Koha e tepsisë dhe gallatave ka marrë fund.

Edi Rama të njoftohet se kur vjedh Edi, dënohet Edi dhe jo Saliu.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco