Kodi Etik apo Kodi i Edit?

Kodi Etik apo Kodi i Edit?

Nga Ylli Dylgjeri - 02/05/2022

Ukraina po digjet e shkrumbohet çdo orë. Europa dhe Amerika sot është në gatishmëri lufte.

Nr 1.
Rreth nesh tensioni ne Ballkan vlon nën konflikt dhe garën e armatimeve. Ushtria e veshur me uniforma e antiplumb presin Urdhrin... Zjarr! Kjo është pamja rreth nesh sot.

Ndërkohë, këtu, Qeveria shqiptare po kërkon më shumë etikë! Pasi i zgjidhi morinë e halleve dhe krizës globale po kërkon të kalojë një Kod të ri Etik pas 9 viteve të drejtimit të saj antietik, ku shkeli jo vetëm "kanunin" e çdo kod zakonor, por theu çdo ligjit e moral demokratik, prishi etikën, marrëdhëniet publike, theu rregullat e udhëtimit, deri sa Kryeministri u bë lajm e gazi i botës. 

Tjetër. U futën në burg ministra të korruptuar, deputetë, u shpallën Non grata nga SHBA kryetar partie e bashkie. Rama nuk la gangster e bandit pa mbështetur, i veshur herë herë si to me qillota të zeza, apo brekushe e xhybe, në ceremoni e takime protokollare bënte sfilata me mjekër, dhe bëri atë mode për vartësit deri në majmunëri. Publiku kopjon si vishet e sillet i Pari në vendet e vonuara demokratikisht. Sot Ky mashkull trendy na kërkon një Kod të Ri Etik!

Po Kodi Etik aty ka qenë, në administratë e në çdo Ministri: në zyrë vihej me kostum e kollare, femrat me kostume apo fustane të rregullt, komunikimi ishte i normuar, gjuha, pritjet, orari i takimeve etj, ishin rregulla të pranuara të nëpunësit civil. 

Ajo që ndryshoi në kohën 'Rama', ishte përdorimi i Facebook-ut. Administrata sot në rresht i bën Like Ministrit apo Titullarit deri në legenllëk pse mban një fjalë rutine në një mbledhje. Biles bëhet edhe inventar likesh...

Atëherë kush e thyente Etikën në Administratë?

Ja shikoni foton e shkrimit, çiftit Rama në ditën e zgjedhjeve kombëtare shkon aty si në cirk, me pantallona të shkurtra në kutinë e votimit. Dhe publiku i sheh leshin Ramës që i varet nëpër këmbë! 

Image

Në Amerikë me Kod Etik, gratë në zyrë, në administratë i mbajnë fundet 1 dollar mbi gju, këtu, te Ne i mban burri i parë i shtetit!

Tjetër, sot nuk lejohet të luajnë bixhoz ministrat. Ok. Po bixhozin në administratë e solli ish-kryeministri socialist para Ramës, që sot e propozon grupi për President!

Më tej, vesin e vazhduan ministrat, drejtorët, e të gjithë ato që fitojnë lek nga tenderat publik.

Për të mos e zgjatur, Rama i ka harxhuar të gjitha lëvizjet. Kodi Etik është farsa e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco