Një propozim i Putinit që duhet të shqyrtohet

Një propozim i Putinit që duhet të shqyrtohet

Nga Daut Dauti - 28/04/2022

Ka kohë që Putini tërheq paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Tashti këtë gjë e ka shpeshtuar duke e paraqitur në nivele të larta dhe duke e cituar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.

Në aspektin juridik kjo ngjashmëri nuk ekziston dhe juristët i kanë dhënë përgjigje kësaj pyetje. Por, në aspektin historik dhe faktik Krimea ka të drejtë të pavarësisë.

Krimea si njësi territoriale-politike në histori njihet para Kosovës. Madje, edhe në sistemin e pushtetit otoman Krimea (Khanati i Krimesë) ka qenë e përfshirë si njësi vazale. Brenda sundimit ottoman, por vazaliteti nënkputon një lloj autonomie.

Në historinë e re, nga viti 1921 Krimea ka qenë republikë autonome sovjetike kurse është zhbërë në vitin 1945 kur u bë ‘oblast’ në federatën sovjetike. Pastaj, nga viti 1954 si ‘oblast’ në kuadër të Ukrainës që ka zgjatur seri më 1991 kur përfundoi sistemi federativ sovjetik.

Pra, statusi i saj politik ka bërë lëvizje të ndryshme, por gjithmonë duke qenë njësi e veçant territoriale dhe politike. Sot Krimea dominohet nga popullsia ruse.

Pa marrë parasyshë se si është ndërruar struktura e popullsisë, gjendja e sotshme faktike është kjo që është. Tani më nuk ka mundësi që Krimea të kthehet në kohën otomane e as në atë cariste ruse.

Nëse Putini me paraqitjet e tija dëshiron të arrijë kompromis për gjendjen e krijuar, atëherë propozimi i tij duhet të shqyrtohet. Madje, statusi juridik e politik i Krimesë, qoftë në formë të pavarësisë qoftë në kuadër të Federatës Ruse, duhet të jetë i pranueshëm.

Donetsk dhe Luhansk meritojnë autonomi kulturore në kuadër të Ukrainës, por jo pavarësi. Asnjë kriter nuk flet në favor të pavarësisë së këtyre dy rajoneve të cilat Rusia tani më i ka okupuar.

Putini (i satanizuar me të drejtë ga bota), këtu ka të drejtë.

Nëse ai e pranon pavarësinë e Kosovës dhe nëse e shtynë edhe Serbinë që ta bëjë të njejtën gjë, atëherë ky kompromis duhet të pranohet pasi që nuk ka shumë arsye të refuzohet. Ky kompromis do të sillte paqe në Ukrainë dhe në Ballkan e më gjërë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco