Vettingu i Imerajt, Fasoneri e Mafias dhe pushtetit!

Vettingu i Imerajt, Fasoneri e Mafias dhe pushtetit!

Nga Basir Çollaku - 27/04/2022

Amerikanët e dinë, apo nuk janë lodhur ta dinë?

Kë ka urdhëruar Rama? 

Nga kush është paguar Jacobs?

Kush ishte dashnorja dhe a ka fëmijë me të në Shqipëri, ndërkombëtari i ikur, miku i Jocobs? 

Orgjitë e sevdave dhe financiare me regji të kujt janë bërë?

Përse Prokurori i Përgjithshëm nuk flet për përgjimet që kompromentojnë rëndë procesin?

A është premtuar posti i Imerajt, një prokurori me Vetting të kaluar, pjesë e sektit, por me lidhje shumë të afërta familjare në organizata kriminale?

Edhe dy ditët e fundit është festuar shkarkimi i lajmëruar. 

A janë vartësit dhe të sponsorizuarit e Fatmir Xhafës urdhërmarrësit? 

A ka të dënuar dhe krerë organizatash Mafioze, të cilët sigurojnë Vettingun në të dy shkallët, KPK dhe KPA për prokurorë dhe gjyqtarë?

A kanë ndërkombëtarët e këtij procesi, privilegje financiare dhe pronash në Shqipëri dhe jashtë vendit?

Së paku janë gëzuar Shullazi, trafikantët e drogës, të dënuarit për terrorizëm, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, të kallëzuarit e Nik Muzin në USA.

A janë Theo Jacobs dhe kolegët e tij të ikur dhe në detyrë të hetuar në Kosovë nga EULEX të paditur nga kolegët e tyre, për ushtrim ndikimi të paligjshëm, sepse merrnin porosi nga segmente pushteti? Sigurisht Po. Ndaj i sollën në Tiranë. 

Kush ka urdhëruar nga Partia?

Përse nuk ka sot të pandehur nga urdhëruesit dhe ndërkombëtarët?

Kjo është kapja e drejtësisë për të pastruar miliarda euro aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kontrollo drejtësinë, ke kontrolluar gjithçka.

Ky është një pjesë përgjimi banditësh, kur flasin horrat për Vettingun e prokurores Imeraj.

0694505727: Jo, çdo gjë ia kanë sajuar more. Po ta hetojnë rastin...më fal... po ta hetojnë rastin shkojnë në burg, ai Xhekobs ka bërë namin kundër saj, aty flitet bile që e kanë paguar shumë këtë Xhekobsin se ngaqë është drejtuese në Tiranë edhe duan t'ia marrin pozicionin. 

0694505728: Po flet kot. Po problemet që i dolën?

0694505727: E ky i imi thotë se s'ka asnjë problem me letrat po Xhekobsi e ka marrë më duket persona, siç duket s'e do as partia atë. 

0694505728: E me se dava maloke është edhe kjo. 

0694505727: E mo pikërisht po është maloke, në fakt as mua s'më pëlqen që është e aftë, po do e heqin në Apel, me urdhër të prerë, kanë vënë atë shushkën, atë Rezartën e cila ka marrë urdhër të... të shkarkojë këtë urgjent.
...
Kjo është pjesë e një prej provave që nuk kishte fundshpinë ta merrte Theo me shoqerinë e vettingut. Nese do shihet kualifikimi i trupës rivlerësuese, ka analfabetë që gjykojnë profesionalisht Profesorët.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco