Abuzimi me kafshët mund të jetë fillimi i një historie kriminale

Abuzimi me kafshët mund të jetë fillimi i një historie kriminale

Nga Segja Vehapi - 26/04/2022

Prinder te dashur, kujdestar te femijeve,edukatore, dhe te gjithe personat pergjegjes ne edukim te femijeve

Abuzimi me kafshet mund te jete fillimi i nje historie kriminale.

Abuzimi me kafshet sot mund te behet neser abuzim ne familje, apo edhe me keq: nje histori vrasjesh dhe perdhunimesh. Keta kelysh jane raportuar nga nje dashamire qe femijet e nje lagjes ne Prishtine i kane keqtrajtu, i kane mbyte, i kane therr, i kane dhene me pi vere etj etj.

Pra, disa nuk jetojne me- e ata qe jane gjalle jane duke vdekur ngadale me dhimbje nga dhuna e femijeve! Trishtuese apo ?!

Abuzimi me kafshe nuk eshte loje, nuk eshte çapkënllëk,por eshte me teper. Abuzimi me kafshet zbulon nje mendje kriminale. Shume studime kane gjetur se gjysma e perdhunuesve kishin abuzuar me kafshet ne femijeri.

Sigurisht, qe jo cdo femije qe abuzon me nje kafshe do te behet kriminel, psh ( ndonje loje qe nuk e din qe i shkakton dhimbje) por abuzimi serioz me kafshet nga nje femije nuk eshte normal. Nje femije qe nuk ka meshire perballe dhimbjes qe po i shkakton nje kafshe, eshte nje femije per te cilin duhet te SHQETESOHEMI.

Abuzimi me kafshet duhet te shihet si çrregullim i sjelljes se femiut. Femijet qe abuzojne pameshirshem me kafshet si ( djegja e tyre, therja, prerja e bishtit, helmimi etj) eshte tregues per personalitet antisocial. Cfare mund te bejme per keta femije?!

Cdo femiu duhet qysh heret ti mesohet empatia dhe meshira per te gjitha qeniet. Por nese ky mesim nuk eshte bere ne kohe te duhur, ose femiu ndikohet nga sjelljet e prinderve ne shtepi, eshte i ekspozuar ne dhune ne familje, atehere ai femije imiton prindin e tij, dhe duhet me urgjence ti ofrohet ndihme psikologjike.

Nuk eshte zgjidhje stigmatizimi dhe vecimi i atij femiu prej te tjereve, por zgjidhje eshte dhenia e ndihmes se duhur. PRINDER frenojini shanset qe kur te riten femijet, te behen abuzues ose vrases! Nderpreja e rrethit vicioz te dhunes duhet te filloj nga femijet. Ju lutem, ne te mire te ardhmes se femijeve, ne te mire te kafshes se pambrojtur, ne te mire te Zotit qe te merremi me kete lloj dukurie te tmerrshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco