Franca dhe Britania: dy kultura të ndryshme politike

Franca dhe Britania: dy kultura të ndryshme politike

Nga Daut Dauti - 25/04/2022

Në Francë ka fituar Macroni, por 42 % e votuesve kanë votuar për Marine Le Penin. Kjo përqindje flet se gati gjysma e francezëve pajtohen me qëndrimin e Le Penit që është anti Unionit Evropian, racist, pro politikës eksapanzioniste ruse të Putintit dhe pro politikës anti shqiptare të Serbisë.

Macroni ka 58 % të votave, por këta nuk janë të gjithë votues të tij pa hamendje. Një përqindje e konsiderueshme kanë votuar për Macronin vetëm që të mos fitojë Le Peni. Prandaj, në popull Le Pen ka popullaritet më të madhe se Macroni. Prandaj, festimi i Le Penit që u pa dje nuk është edhe aq i pavend siç e cilësuan disa. Kjo tregon se kjo përqindje mund të rritet në favor të Le Penit gjatë viteve të ardhshme.

Sa i përket rritjes së ekstremizmit, në Britani të Madhe situata qëndron ndryshe në krahasim me Francën. Edhe në Britani viteve të fundit është rritur ekstremizmi, por në fushën politike nuk e arrin kurrë ‘suksesin’ që ka shënuar në Francë. Personalitete si Le Peni ka edhe në Britani, por nuk arrijnë as të hyjnë në parlament si deputetë e lëre më të synojnë pozitën kryesore të udhëheqjes së shtetit. Në Britani ekzistojnë disa filtera që e pengojnë këtë gjë.

Këtu kemi të bëjmë me dy tradita të ndryshme politike që kanë krijuar dy kultura, poashtu të ndryshme politike. Këto dallime kanë të bëjnë me historinë e këtyre dy shteteve që është ngritur mbi përvojën e kaluar, sidomos periudhës së kolonializmit. Britania e ka kaluar këtë fazë më mirë se Franca dhe për këtë arsye sot Londra ka shumë më pak probleme se Parisi.

Në Evropë, britanikët, gjithmonë e kanë bartur barrën kryesore në mardhëniet e jashtme. Britania është shteti i vetëm që ka politikë më korrekte se të gjitha shtetet tjera për Ballkanin, sidomos për Kosovën.

Nejse, Borisi duket pak si i trullaftë, por është koxha nifar bosi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco