Çka do të thotë fitorja e Robert Golob në Slloveni dhe rizgjedhja e dytë e Macron në Francë?

Çka do të thotë fitorja e Robert Golob në Slloveni dhe rizgjedhja e dytë e Macron në Francë?

Nga Emanuel Bajra - 25/04/2022

*Çka do të thotë fitorja e Robert Golob në Slloveni dhe rizgjedhja e dytë e Macron në Francë?

1. Populizmi si duket i doli era dhe tashmë votuesit po kërkojnë substancë, mirë-menaxhim të krizave dhe kërkesave të veta.
2. Duan figura krejt të reja në pushtet, menaxher të mirë me të kaluar nga korporatat, bizneset dhe profesione të kalibrit menaxherial!
3. Partitë e vjetra të establishmentit dhe në përgjithësi partitë e strukturume në mënyrë klasike dhe të pozicionuara ideologjikisht më nuk çojnë ujë!

**Ndoshta, gradualisht por sigurt në Kosovë po vjen era ndryshim. Një rrymë e re potenciale qeverisëse, një lëvizje e llojit En-Marche të Macron ose edhe kjo e Golobit në Slloveni.

***Kohezgjatja e jetës politike të politikanëve tanë dhe profesionet e tyre:

1. Albin Kurti që nga viti 1997. Inxhinjer/aktivist/ student i diplomuar.
2. Memli Krasniqi që nga fillimi i viteve të 2000-ta. Reperc!
3. Vjosa Osmani që nga fillimi i viteve të 2000-ta. Studente e diplomuar.
4. Lumir Abdixhiku që nga fundi i viteve 2000-ta. Student i diplomuar!
5. Ramush Haradinaj që nga viti 1998-99. Ushtar!
6. Dardan Molliqaj që nga fillimi i viteve 2000-ta. Aktivist!

Koha po vjen, por shumë më ngadal se sa që njerëzit e kanë durimin të presin. Por që do të vjen ajo kohë do të vjen!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco