Falsifikim i tmerrshëm i historisë për masakrën e Reçakut!

Falsifikim i tmerrshëm i historisë për masakrën e Reçakut!

Nga Lulzim Sahiti - 23/04/2022

Serbia në vend të kërkim faljes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës për krimet kundër njerëzimit në fshatin Reçak dhe gjithandej Kosovës, më 21 prill 2022, televizioni shtetëror RTS shfaq film dokumentar me metrazh të gjatë të titulluar "Dosja e Kosovës - Raçak", të autores Sllagjana Zariq. Ky dokumentar është një falsifikim i tmerrshëm i historisë për Masakrën e Reçakut. Është në fyerje e madhe për familjet e 42 viktimave civile të Reçakut që padrejtësisht u vranë më 15 janar 1999.

Pas 23 vitesh, autorja Sllagjana Zariq mundohet përmes këtij dokumentari të mohon rrjedhën kronologjike të Masakrës së Reçakut duke ekspozuar kriminelët e luftës që morën pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e civilëve të pafajshëm. Me këtë dokumentar është dëshmuar se te vendi i quajtur “Kodra e Bebushit” kanë ekzekutuar banorët e Reçakut këta kriminelë:

1. Goran Radosavleviq, komandant i Grupit Operacional Ndjekës (OPG) në Prishtinë

2. Milan Joshanoviq, pjesëtar i Grupit Operacional Ndjekës (OPG) në Prishtinë

3. Goran Petkoviq, pjesëtar i Grupit Operacional Ndjekës (OPG) në Prishtinë

4. Dragoslav Nikoliq, pjesëtar i Grupit Operacional Ndjekës (OPG) në Prishtinë…

Ndërkaq, në brendi të fshatit Reçak operacionin e kanë udhëhequr këta kriminelë:

5. Milan Leçiq, komandant i Çetës së Njësisë Speciale të Policisë (PJP) në Ferizaj

6. Zoran Zdravkoviq, komandant i Togut të Njësisë Speciale të Policisë (PJP) në Ferizaj

7. Vojislav Paviq, komandant i Repartit të Njësisë Speciale të Policisë (PJP) në Ferizaj…

Duke pasur parasysh këto fakte, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë duhet urgjentisht të kërkon nga Interpoli që Serbia të bënë ekstardimin e kriminelëve të luftës ose të dënon ata në mungesë për krime lufte kundër popullatës civile, trajtim çnjerëzor, shkaktim të vuajtjeve të mëdha ose cenim të integritetit trupor dhe shëndetit.

Për martirët e Reçakut duhet të përkulemi me dhembje dhe respekt të thellë përballë jetës dhe qëndresës së tyre, ku përndryshe te ato varre i ka rrënjtë edhe çlirimi i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco