Sot, nesër është vonë

Sot, nesër është vonë

Nga Çim Peka - 17/11/2021

Qe Lulzim Basha ka dashur te kete nje Parti Demokratike te veten, kjo eshte ditur nga dita e pare e tij si kryetar. Qe ai e ka dashur per vete, kjo po duket vetem tani. Ose jo, tamam. Shenjat kane qene te qarta, por ne kemi qene te dehur. Ashtu si ne eksperimentin me ujin e nxhehte dhe kerminjet, Basha veproi me eksponentet e Partise Demokratike duke i larguar nje e nga nje. Edhe kundershtaret edhe mbeshtetesit e tij, mund te bien dakord per nje gje: ne tete vite, Lulzim Basha vetem ka larguar njerez.

Nuk ka nje rast tjeter ne tre dekada, ne cdo parti qe te kete patur nje perqares me te madh se ai. Dhe arsyeja eshte e thjeshte. Sado autoritare te duket, ai nuk ka dashur nje parti te veten, por ka shkuar me larg. Ai ka dashur nje parti per vete. Sot ai eshte ne aktin final. Ne cdo fjale e cdo veprim te tij pas zgjedhjeve, lexohet qarte synimi i tij per te larguar Sali Berishen si pengese e fundit. Shpallja 'non-grata' nepermjet lobimit te George Soros ka qene nje operacion i miremenduar Rama-Basha-Veliaj-Kim. Me te vertete sesa rrefimet qe vijne nga kampi tjeter, kete operacion e ben skema e perdorur. Dhe ja pse: elementi kyc i te gjithe kesaj eshte 'shumica kritike', qe eshte e barabarte me 80% te bazes se PD, ose formula per te mbajtur vulen dhe logon e PD.

Vendimi i marre shume kohe me perpara per te shqelmuar Sali Berishen nga Partia Demokratike, do te sillte teagimin e tij. Ne kushte normale, kunder-reagimi i tij, per definicion, do te kishte shumicen derrmuese te antaresise, strukturave dhe mbeshtetesve. Ne keto rrethana do te ndodhte nje kunder revolucion, dhe Lulzim Basha do cohej zgupthi me cuc e me mac. Lulzim Basha nuk do te kishte alternative tjeter, vecse te krijonte nje parti te re. Historia ka treguar se kushdo qe eshte larguar nga nje parti meme (pervec LSI) eshte zhdukur. Le me nje parti e re e nje gjumashi dhe dikujt qe vetem merr dhe nuk jep. 

Non-grata u shpik per te parandaluar pikerisht kete. U shpik per te vendosur Partine Demokratike midis Bashes dhe gjasme pro-amerikanizmit, dhe Berishes nga ana tjeter, dhe non-grates. Llogarite diabolike te hartuara nga Edi Rama dhe te zbatuara nga Lulzim Basha synonin pukerisht kete. I shpallur non-grata; ne moshe te avancuar; i goditur nga media dhe propaganda e qeverise, Sali Berisha, pavaresisht emocioneve te militanteve, nuk do te mund te mblidhte mjaftueshem mbeshtetes per te arritur 'shumicen kritike', ose 80% ne menyre qe te mbante logon dhe vulen e Partise Demokratike.

Ne kete fryme, fillimisht Lulzim Basha u shfaq levderues deri je jargavitje ndaj Sali Berishes. Duke marre rolin e viktimes; te keq ardhurit; dhe justifikimit se ishte i detyruar, ai u mundua te joshte jo vetem Sali Berishen, por edhe bazen e Partise Demokratike. Por nderkohe qe Rama-Basha kishin parashikuar kunder-reagimin potencial te Sali Berishes ndaj tyre, ata nuk e kishin menduar se ai do te linte pensionin politik, dhe do te kthehej ne ring, me energjik se kurre per te fituar edhe betejen e fundit dhe me te rendesishmen e jetes se tij. Kunder reagimin Berisha e nisi me nje akt tejet te forte, nje akt qe askujt, as Rames, as Bashes, as Kim e as Soros nuk i kishte vajtur ne mendje: Sali Berisha nisi revolucionin e vet me nje perballje gjyqesore me Sekretarin e Shtetit. E vazhdoi me perballjen politike ndaj Edi Rames dhe Lulzim Bashes.  

Perbetimet e Bashes se nuk do te lejoje mbajtjen e Kuvendit, i lane vend shantazheve te enturazhit te tij ndaj firmetareve. Kur kjo nuk u arrit, u kalua ne planin tjeter, ate te deligjitimimit te te 4200 formulareve. Te gjithe jemi deshmitare te sharlatanizmit te Bardhit dhe te tjereve me gjasme 'bllofin' me firmat. Kur u ftuan publikisht nga Edi Paloka per te kontrolluar formularet nje e me nje, dhe pane qe ato firma ekzistonin, atehere Lulzim Basha i instruktuar nga Edi Rama, vendosi te therrase Kuvendin me date 18 dhjetor. Teza se 1/4 e firmave nuk mund te therrisnin kuvendin, ra. Teza se firmat jane te manipuluara, ra. Teza se nuk mund te kishte kuvend, ra. Po keto pak rendesi kane per Lulzim Bashen. Ai ka vetem nje qellim: vulen. 

Ne kete linje shkon edhe deklarata dhe kercenimi i tij sot, se kush shkon ne Kuvendin e Sali Berishes do te perjashtohet nga PD. Edhe Sali Berisha; edhe mbi 80% e struktures. Tashme Lulzim Basha e ka te tejkaluar ceshtjen e 'shumices kritike' pasi Sali Berisha ja shkerrmoqi skemen. Ne pa mundesi per te mbajtur Partine Demokratike, Lulzim Basha dhe Edi Rama kane vendosur ta shkaterrojne ate. Lulzim Basha eshte i gatshem te beje gjithcka ne bote qe te ndaloje mbajtjen e Kuvendit me date 11. Ai e di qe me date 18 nuk mund dhe nuk ka per te patur Kuvend. E gjitha eshte skeme per te ndaluar ate te dates 11 dhjetor ne pa mundesi per tu perballur aty. Albin Kurti e shkarkoi Visar Ymerin nga kryetar i Vete Vendosjes nga burgu ne vitin 2018 sepse kishte bazen e partise me vete. Sali Berisha po e shkarkon Bashen nga sallat e mbushura plot, per te njejten arsye. Betejen per Partine Demokratike e ka fituar Sali Berisha tashme.

Betejen per zemrat dhe mendjet e demokrateve po ashtu. Kuvendi i dates 11 dhjetor eshte vetem nje formalitet. E vetmja beteje e pa perfunduar akoma eshte 'shumica kritike' e Grupit Parlamentar. Te vendosur nen trysni, pjesa derrmuese e Grupit Parlamentar kane vendosur te qendrojne asnjanes, ne pritje se kush pale te fitoje. Por, nga sot ata jane te vonuar. Nga sot eshte momenti qe gjithesecili prej tyre te pozicionohet. Nuk ka me as mish as peshk. Pas kercenimit te Lulzim Bashes, edhe Sali Berisha duhet t'ua beje te qarte pikerisht atyre, Grupit Parlamentar se duhet te pozicionohen: o me Berishen dhe demokratet, o me Bashen, 4-5 zgjyrat e tij, dhe Edi Ramen. Duhet t'ua beje te qarte qe nese nuk pozicionohen sot, neser eshte vone. Vone vetem per ta dhe per askend tjeter. Ti gezojne edhe disa muaj deputete, por parlamentin dhe Partine Demokratike ta harrojne.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco