RTK të mbyllet, apo të ndihmohet?

RTK të mbyllet, apo të ndihmohet?

Nga Fadil Hoxha - 17/11/2021
Se cka ka ndodhur me vite te tera ne RTK nuk ka qene asnjehere sekret per shkak se te gjitha parregullesite si Sindikate e Pavarur (jo keso sindikate e marume prej menaxhmentit) i kemi denocuar me kohe.
Deputetet shumice ne Kuvendet e kaluara, ne vend se te reagonin ndaj abuzimeve e parregullesive te shumta, perkundrazi ata kontribuonin ne degradimin e RTK-se permes perfitimeve personale, familjare dhe te klienteles se tyre.
Cka tash kur jemi ne situate buze kolapsit?
RTK te mbyllet?
RTK te ndihmohet?
Ata te cilet flasin per mbyllje, mendoj se kete e thone, ose nga mllefi i mosndaljes se degradimit te saj, ose nga mosdija per rendesine e pazevendesushme te Transmetuesit Publik per publikun e gjere.
Ne argumentim te kesaj te fundit po i jap disa shembuj.
Nivelin Arsimor e kemi ne gjendjen larg asaj te deshiruares por asnjehere nuk na shkon mendja te mbyllja.
Shendetesine po ashtu, mirepo asnjehere nuk e mendojme si alternative mbylljen e saj.
Pse?
Sepse tregu nuk mundet vete t'i siguroje keto sherbime, ashtu sic nuk mund ta siguroje ate qe e prodhon Transmetuesi Publik.
Prandaj RTK ne situaten cfare eshte tash duhet te perkrahet me shume se kurre, ne cdo aspekt.
RTK-se i duhet nje auditim i mirefillte nga Auditori gjeneral, kjo me vec ka filluar te realizohet.
RTK--se i duhet nje Bord profesional dhe i pakorruptuar. Perzgjedhja e anetareve te Bordit eshte ne proces e siper.
Ne RTK duhet te ndalet cdo veprim i paligjshem.
Sa i perket ceshtjes se financimit, Bordi i ri ne bashkepunim me Kuvendin duhet menjehere te nis procesin e ligjit te ri per RTK-ne ku do te zgjidhej edhe kjo ceshtje, ne menyre qe Transmetuesi Publik te kete financim te qendrueshem dhe afatgjate. E deri sa kjo te ndodhe, RTK duhet te kete financa te mjaftueshme nga buxheti i shtetit ne menyre qe te operoje pa asnje pengese.
P.S. per keta qe e kane rrezuar RTK-ne per toke: e vetmja e mire qe mund t'ja bejne asaj eshte t'heshtnin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco