Diskriminimi neoliberal shtetëror i punës në Kosovë

Diskriminimi neoliberal shtetëror i punës në Kosovë

Nga Sami Kurteshi - 03/05/2021

DISKRIMINIMI NEOLIBERAL SHTETËROR I PUNËS NË KOSOVË

Një informatë mediale pa jehonë.


Punëtorët e sektorit privat nuk mund të marrin kredi nga bankat komerciale në Republikën e kosovës! Kjo është e vërtetë e hidhur me ndonjë përjashtim të rrallë.
Punëtorët në sektorin publik nuk kanë asnjë pengesë për marrje të kredive nga të njëjtat banka komerciale! Edhe kjo është e vërtetë e „ëmbël“ me ndonjë përjashtim të rrallë.
Ky është DISKRIMINIM klasik!

Diskriminimi neoliberal shtetëror në Republikën e Kosovës, qëmoti ka diskriminuar veprimtarinë kryesore të ndërgjegjshme njerëzore, institucionin e PUNËS. Ky diskriminim po vazhdon!

Kjo është pasojë e drejtëpërdrejtë e sistemit ekonomik të tregut të lirë „feudo“-neoliberal, të ndërtuar në Kosovë pas vitit 2000.


Përmes privatizimit skajshmërisht të kriminalizuar, „Tregun e lirë“ e shndërruan në varfërim, poshtrim e skllavërim të popullatës, sidomos të punëtorëve. Për më shumë, edhe ato para të privatizimit që nuk u përvetësuan përmes vjedhjes së drejtëpërdrejtë, nxorrën jashtë Kosovës për t’u përvetësuar më vonë në formë pagash e dividendash.


Bandat e bashkuara të nëntokës dhe politikës, të zeza, të murrme, të verdha e të përgjakura, në emër të kombit, lirisë, e luftës, jo vetëm monopolizuan pushtetin shtetëror të brishtë, por në emër të privatizimit të egër kriminal, djersën, gjakun dhe mundin shumëdekadësh të punëtorëve që nuk e përvetësuan me privatizimin, e shitën tek akronët e tyre për skrap.

Këtë diskriminim të vrazhdët, brutal e jonjetëzor, e betonuan duke mohuar edhe të arriturat themelore të shoqërisë bashkëkohore, sigurimet elementare shëndetësore e shoqërore -pensionet. Kurse majën e diskriminimit kriminal e vendosën me të ashtuquajturin “Ligj të Punës”, duke bërë diskriminimin e pakapërcyeshëm në paga, siguri ligjore, siguri financiare, e të drejta elementare në punë.

Prandaj, për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie shoqërore, diskriminimit brutal të punëtorëve në sektorin privat pa të drejta elementare, është i domosdoshëm:


- Miratimi i Ligjit të Punës pa diskriminim për punëtorët, që garanton barazi ligjore dhe siguri gjyqësore!


- Ndalimi i menjëhershëm i privatizimit të pronës publike!

- Rishikimi i tërësishëm, ekonomik e gjyqësor i privatizimit!

- Rikthimi i mjeteve financiare të privatizimit në Kosovë!

- Nivelizimi i pagave të dinjitetshme në sektorin privat dhe publik sipas meritës dhe kualifikimit profesional!

- Miratimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor elementar efikas në Kosovë!

- Miratimi i Ligjit pë Sigurimin Pensional të dinjitetshëm në Kosovë!

Këtë mundemi si shoqëri dhe duhet bërë domosdo!

#StopDiskriminimit!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco