'Një gjë nuk pi ujë tani më me Albin Kurtin'

'Një gjë nuk pi ujë tani më me Albin Kurtin'

Nga Njazi Halili - 29/04/2021

Ka perënduar Dielli, Kosova është  shtet i Pavarura dhe i pranuar nderkombëtarisht  nga shtetet më të fuqishme të Botës, andaj mjaftë me sjelljet e BE-së me dike nënë e me dike njërkë!

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vijë  në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti. 

Është krejt  normale që  Kryeministri  Kurti të  ketë refuzuar takimin në  Bruksel, me 11 Maj me Përfaqësuesin e Lartë te Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pasi që  nuk ka një ftesë  zyrtare,  krejt kjo jep të  kuptoj se nuk është përfillur rruga  protokollare e diplomatike në  nivel të  takimit të dy burrë shtetesh te nivelit te njëjte, Kurti-Vuçiq, andaj me plotë  të drejte refuzimi i takimit të 11 majit nga ana e kryeministrit z.Kurti është i drejtë  e parimor, janë mësuar zyrtaret e BE-së  të sillen me institucionet  tona, gjoja se ne jemi një shtet i brishtë  dhe lehtë  mund të manipulohemi, por një gjë e tillë tani nuk pi ujë në krye me zotin Kurti i cili nuk  lejon në  as një mënyrë, të ketë mospërfillje.

Me ketë rast refuzimi i pjesëmarrjes te z.Kurti do te ju shërben si vërejtje   BE, që  në të  ardhmën  të kenë  kujdesë rreth  agjendës, sepse këto lëshime dëmtojnë  rend  procesin e dialogut të  stërzgjatur, për shkak të  mos  respektimit të  reciprocitetit  të  palëve në  dialog, dhe përfaqësueseve të  BE-se.

Bashkimi Evropian edhe  sa kohë  duhet të sillet me avazin e vjetër, me dike nënë e me dikë njërkë?

Tani ka perënduar dielli me luajtur me fatin e shqiptarëve jemi shtet i pranuar ndërkombëtarishit, nga shtetet me të fuqishme të botës dhe mbështesë të politikave ndërkombëtare me partnerët  me të  fuqishëm  strategjik në krye me  Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, gjithnjë interes të  ruajtës se  paqes e stabilitetit ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco