Eksperiment elektoral

Eksperiment elektoral

Nga Daut Dauti - 28/04/2021

Gjendeni në prag të luftës dhe para kutisë së votimit. Në listën zgjedhore keni dy kandidatë për kryeministër. Për cilin kandidat do të votoni duke e  pasur parasyshë se asnjërin nuk e njihni më shumë se sa vetitë që iu prezantohen më poshtë:

Kandidati 1:

Konsumon alkool dhe duhan para e pas bukës, tërë ditën, madje edhe natën. Han shumë ushqim, sidomos mish dhe është mbi peshë (i trashë), dhe për këtë arsye teshat e trupit nuk i rrijnë mirë. Është injorant nga natyra dhe nuk e respekton orarin e punës. 

I injoron burrat kurse gratë i nënçmon dhe shpesh edhe i poshtëron publikisht. E favorizon shtresën e lartë shoqërore – të pasurit. Veteran i luftës dhe ka prirje artistike (piktor).

Kandidati 2:

Kurrë nuk konsumon alkoohol e as duhan. E favorizon sportin dhe propozon programe popullore të ushtrimeve fizike. Ka kujdes në ushqim dhe nuk han asnjë lloj mishi. Është vital dhe ka veshje elegante. Sillet mirë me burra dhe i respekton gratë. 

Është tejet i saktë në të gjitha punët dhe nuk merr para (rrogë) nga shteti për pozitën e kryeministrit. Favorizon barazinë sociale dhe e zhdukë varfërinë. Veteran i luftës dhe ka prirje artistike (piktor). 

Me siguri të gjithë do të votonit për kandidatin 2. Pra, keni votuar për Adolf Hitlerin, kriminelin e luftës dhe shkatërruesin e Evropës. Me këtë veprim keni lënë jashtë politikës kanditatin 1, Winston Churchill-in, heroin e luftës dhe arkitektin e rimëkëmbjes së Evropës që e mundi kriminelin.  

Porosia e këtij ekperimenti thot se kur votojmë nuk duhet ta kemi parasyshë se cilat janë shprehitë apo clësitë e jetës që ka një politikan. Është mirë të mundohemi që t’ia qëllojmë se cila do të ishte puna e tij për shtetin dhe shoqërinë. 

Ndshta ata që kanë votuar për Edi Ramën nuk ia shohin vetitë dhe sjelljet e këqia e të papranueshme, por konsiderojnë se është i dobishëm për shtetitn dhe shoqërinë, sikur që është rasti me kandidatin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco