Një socializëm i dështuar i Edi Ramës

Një socializëm i dështuar i Edi Ramës

Nga Dren Dushi - 24/03/2021

Në të hyrë nga Kosova në Shqipëri, kosovarët zakonisht ndalen diku në qarkun e Kukësit dhe komentojnë se si klima ndryshoi meqë kaluan kufirin. Shqipëria për kosovarët është një vend ku ata preferojnë t’i harxhojnë paratë e pakëta që kanë. Arsyet dihen, kosovarët ndonëse janë të varfër për të kaluar pushime në Kroaci apo Greqi, janë edhe të lidhur me vendin e tyre amë; Shqipërinë. E ngjashme është situata me shqiptarët e Maqedonisë, Greqisë dhe diasporës në përgjithësi, sa shumë që u bënë! Ç’farë do të thotë kjo? 

Kjo do të thotë, se Shqipëria ka një numër jashtëzakonisht të madh të shqiptarëve (turistëve si rrjedhojë), nga ai që jeton nga bujqësia në Podujevë, deri te ai i cili ka ndonjë reataurant në Bazel të Zvicrës, të cilët sikur kryejnë një lloj pelegrinazhi turistik çdo vit, madje më shumë se një herë për një numër të caktuar, në vendim që ata e konsiderojnë më të bukurin në botë. 

Një shtet i cili ka një mundësi të tillë, do duhej të ishte shembull i zhvillimit ekonomik, turistik dhe infrastrukturor. Por si qëndon Shqipëria dhe socializmi i saj i përgjithshëm?  

Rruga e Kombit dhe infrastruktura 

Ishte akuzuar shumë ish Ministri i Infrastrukturës Lulzim Basha se kostoja e rrugës së Kombit ishte shumë e madhe, por kjo rrugë ishte bërë ama, dhe për më tepër, në një terren shumë të pa volitshëm. Por mund t’i marrim si të qena kritikat, anipse në kostot e këtyre rrugëve (edhe të kësaj në Kosovë) hyjnë edhe disa fatura për lirinë e Kosovës, sado që nuk do duhej të thuhej kjo në publik. Rruga është bërë e kushtueshme tek kur socializmi i Edi Ramës, kombinuar me një oligarkizëm të llojit të vet, ku për ta kaluar atë, janë dyfishuar shpenzimet e kalimtarëve, meqë nuk kemi të bëjmë me një autostradë shumë të gjatë, por fare të shkurtër. Nuk pagohet rruga Milot Durrës në ato ndalesat 5 eurshe, por thjeshtë një tunel dhe pak kilometra rrugë që nuk cilësohet si autostradë me asnjë standard. 
Për ta bërë edhe më problematike këtë çështje, rruga e Kombit nuk ka shënuar pothuajse anjë progres në 8 vitet e fundit të qeverisjes Rama, anipse kostoja e saj është dyfishuar. Bllokadat e mauneve, dhe kolonat e gjata zgjasin rrugën Prishtinë-Durrës për rreth një orë, ndonëse bëhet fjalë për një terren shumë më të lehtë për ta ndërtuar autostradën (zona Milot- fusha Durrës-Tiranë). Ku po shkojnë taksat e shtuara? 

Rrit koston edhe të derivateve? 

Është e habitshme se si një vend si Shqipëria, naftë-prodhuese, me disa porte detare, me një treg më të madh se Kosova, ka çmime të naftës më të larta se Kosova. Rritja e çmimeve, dhe mos rritja e nivelit të jetesës, është karakteristikë e një socializmi të dështuar. Unë nuk kam parë se në Shqipëri, nga Kukësi në Ksamil, kemi të bëjmë me ndonjë progres esencial infrastrukturor, përjashto disa degradime madje, ku rrugët e gjera (si në Durrës dhe Vlorë), janë shndërruar në sklulptura të shëmtuara betoni të shtrira që nuk përdoren as nga këmbësorët e as nga automjetet. 

Një diplomaci e shkollës së Enver Hoxhës

Enver Hoxha fliste fjalë të mëdha kur vinte çështja e Kosovës në shprehje. Por veprimet kurr nuk i kishte pasur të mëdha. Pëveç që na eksportoi disa grupe bandite komuniste të cilave akoma jemi duke jua parë sherrin, Enver Hoxha e përjetonte Kosovën si një pllakë të nxehtë e cila të djeg posa e prekë pak. 
Në kohën kur në Administratën e Trump merrnin pozita diplomatë skandalozë si Ambasadori Grenell, dhe në kohën kur Beogradi po fërkonte duart për një fitore diplomatike në dëm të Kosovës, Edi Rama luajti rolin e dikurshëm të Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, rol i cili në përgjithësi ndjek këtë logjikë; “të fitoj një amnisti për banditizmin e brendshëm dhe paqen sociale të përgjithshme në Shqipëri, duke shitur shqiptari*(Kosovë)”.  Kosova përveç që është izoluar nga Evropa si pasojë e një dominimi të grupeve politike bandite të cilat janë faktorizuar që nga koha enveriste, ajo qe në rrezik edhe për një marrëveshtje e cila fare lehtë mund të na kushtonte me coptime territoriale me rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike. Ishin diplomatë të huaj, të cilët e dekonspiruan këtë ide, të ashtuquajtur “shkëmbim-territoresh”, të përfaqësuar nga kreu i grupeve bandite në Kosovë, Hashim Thaçi, dhe i mbështetur nga Edi Rama i cili nuk hezitoj t’i quaj gomerë kritikuesit e Thaçit. 
Rrjedhimisht, del që Edi Rama nuk çan fare kokën për shqiptarët jashtë trungut të tij politik, dhe i ndëshkon ekonomikisht (me taksa e çmime të larta), me diplomaci (duke i vënë në pazare me Thaçin-Vuçiqin-Grenell-in) dhe me ide të minishengeneve të cilat faktorizojnë ekonominë serbe pa e njohur realitetin e pavarësisë së Kosovës. 

“Stay strong Lazarat” 

Në qarqet diplomatike evropiane, nuk do mend se Shqipëria perceptohet si një vend të cilit i këndohen këngë nga tifozë  fanatikë të Ajaksit të zënë nga pija, natyrisht, jo për alkoholin por për drogën e saj. Dikush e kishte quajtur Kolumbia e Evropës, dhe kjo gjendje e Shqipërisë, pra gjendja e narko-shtetit, është bërë tashmë gjendje normale. 
Në një ekonomi të dobët ç’farë është Shqipëria, një gjendje e tillë me klandestinin e drogës, ku bëhet sekret publik evropian se ky shtet është shndërruar në narko-shtet, kuptohet se ç’farë fuqie politike dhe ekonomike kanë grupet që kontrollojnë këtë klandestin. I tillë është bërë problemi, saqë për këtë problem është interesuar vetë Kancelarja Merkel. Nuk më bindë aspak, se një shtet, me prokurorë që kanë paga sa ora e një narko-dilleri, dhe me një shtet ku elitat politike kanë blerë çdo pasuri esenciale të Shqipërisë, grupet e narko-dillerëve nuk janë në krye të asaj shoqërie. 

Populli i Shqipërisë, mund ta bëj një mësim nga Kosova 

Në Kosovë, PDK, LDK, AAK dhe ca degë të tyre, përjetonin Kosovën si një fabrikë ekonomike private të tyren, por populli i Kosovës e shtetëzoi këtë “fabrikë”, duke i larguar nga benifitet një nomenklaturë të korruptuar dhe bandite. Shumë prej tyre vajtuan në Kuvend kur u zgjodh Qeveria Kurti, meqë nuk e kishin pritur e besuar se kjo ditë qe kaq e afërt dhe mundshme. 

Përse të mos ndodhë edhe në Shqipëri? A mund të korruptohet me paratë e narko-dillerëve vota e gjithë shqiptarëve, nënave dhe etërve që duan të  ndërtojnë një të ardhme për fëmijët e tyre? Përgjigjia është JO. 

Kurrë nuk mund të korruptohet një popull i tërë, vetëm mund të mashtrohet. Nëse popullit i ndërtohet një propagandë, nga disa media të mjera pushtetesh (merrni me mend kush i ka paratë në Shqipëri edhe për mediat), ata mund të mashtrohen se në Shqipëri nuk ka mundësi ndryshimi, por vetëm mbijetese dhe korruptimi. Kjo është arma e tyre, mashtrimi, jo korruptimi, nuk kanë para për të blerë gjithë popullin, vetëm disa të mjerë. Për ta, është kruciale që të demotivojnë votuesit, masovitetin e votuesve. Andaj, zgjedhja është shumë e thjeshtë, Shqipëria duhet të marrë masovisht pjesë në zgjedhje, dhe ky masovizim, të triumfoj mbi sistemin akutal dhe vlerave aktuale. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco