Urrejtja dhe racizmi në parlament

Urrejtja dhe racizmi në parlament

Nga Ramazan Bekteshi - 23/03/2021

Dje u shpërfaq ‘live’ në TV imazhi i Ganimete Musliut në parlament në mënyrën më të vrazhdë të mundur. Ajo si një raciste shpërtheu me poshtërim, bëri aktin më të shëmtuar në parlament përpara të zgjedhurve të popullit, e ndjekur nga shikues nga mbarë bota, e ndjekur po ashtu nga nënat, motrat, fëmijët, dhe të rinjtë tanë. 

Dje, ajo beri  një koment që nuk dëgjohet në parlament, dje ajo  tronditi themelet e shtetit tonë të ri demokratik, një koment denigrues për një fëmijë të moshës së njomë, duke e akuzuar se ajo nuk folka shqip, pa e ditur se si flet ajo vajzë e vogël në shtëpi. Parlamentarja e kuvendit të Kosovës, fajësoi një vajzë të vogël të pafajshme, sepse ajo ishte fajtore pse nënën s’e paska shqiptare por vetëm babanë. Ky akt tragjik i parlamentares paradoksalisht do të shpërblehet me mëditje plus me rrogë të majme, me paratë e taksapaguesve kosovarë edhe pse është një koment anticivilizues.

Pas këtij gjesti të djeshëm, një stuhi mendimesh e kapluan kokën time, dhe sërish Ganimetja ishte protagoniste, dhe sërish më doli një imazh tjetër i shëmtuar i saj, ku ajo shfaqej në një video para pak vitesh duke hy në parlament dinakërisht, duke e nënshkruar prezencën e saj në hollin e Parlamentit të Kosovës për mëditje, dhe pastaj sërish si skile del në të njëjtën derë, duke e braktisur seancën por duke e nënshkruar “tefterin e mexhlisit” për lekët e fituar pa pune, me mashtrim e me faqe të zezë, ja kjo është parlamentarja jonë, që dje serish u pagua edhe pse bëri një koment racist, të gërditshëm, dhe të duartrokitur nga disa bashkë partiakë të saj.

Pra, parlamentarja jonë nuk mbahet në mend për ndonjë fjalim konstruktiv në parlament, përpos zënkave të saj neveritëse. Ajo, kurrë s’e ngriti zërin për luftëtarët që jetojnë në gjendje të mjerueshme e që shumë prej tyre dhe bënë vetëvrasje për shkak skamjes e vuajtjes, ajo s’e çau kokën për fëmijët e kësaj kategorie të ndihmohen në ndonjë formë, por ishte vokal i fuqishëm i bosëve të saj që ia siguruan vendin në parlament sa herë që kishte zgjedhje. Ajo kurrë nuk kërkoi drejtësi për vrasësit e masakrës masive  më të madhen në Evrope që i është bërë një familje, asaj heroikes tonë Jashari edhe pas 22 vitesh.

Po, dje parlamentarja jonë, partia e saj PDK dhe vasalja e partisë së saj, LDK-ja e bënë argatin e djallit duke ia mundësuar Simiq-it të marr 91 vota kundrejt krye parlamentarit shqiptar Konjufca që mori 69 vota, të mjaftueshme për t’u zgjedh por që i la një hije të zezë parlamentit. 

Po, dje parlamentarja jonë, me bashkë partiakët e saj, me shërbëtorët e partisë së saj, LDK-sitët dhe AAK-sitët, u rigrupuan sërish dhe i sinkronizuan forcat kësaj radhe për vajet e tyre në parlament: qanë, ofshanë, rënkuan, shumë lot derdhën në parlament, aq shumë lot sa të mbyten në pellgun e lotëve me rrebesh. 

Dje ndodhi një turp i madh në parlament, me qyqar se ajo predha që gërvishti muret e këtij parlamenti, bota e pa me sy, e dëgjoi me veshë, por ti Gane përsëri do të ankohesh se shqiptarët i treguan Evropës për gjestin tënd urrejtës, ashtu si që u ankuat, se Vjosa nuk e fshehu në BBC vjedhjen e shekullit të shkaktuar nga partia juaj në bashkëpunim me partneret e saj. 
Megjithatë, pranvera s’u vonua, “Dhe lind dielli”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco