Ukshin Hoti, nuk ishte avokat IDEOLOGJIK, por ishte dhe mbeti NJË PROKUROR i kombit shqiptar

Ukshin Hoti, nuk ishte avokat IDEOLOGJIK, por ishte dhe mbeti NJË PROKUROR i kombit shqiptar

Nga Fadil Maloku - 21/03/2021

1. Ukshin Hoti, i refuzoj gjitha joshjet dhe privilegjet që ia kishte ofruar pushteti i atëhershëm Jugosllav, në këmbim të ndërgjegjësimit të kombit…! Ai për mua dhe ata qê e çmojnë, është padyshim një njeri i madh i kombit shqiptar, jo shkaku i bindjeve të tija IDEOLOGJIKE, (që atëbotë Ai për gjykimin tim) i “shfrytëzoj” mjeshtërisht për ta sensibilizuar jo vetëm pjesën akademike /ku me shumë prej tyre s’u pajtua asnjëherë!/, por, edhe atë mediatike /që besonte se ishin një katalizator i emancipimit politik të kosovarëve/ e sidomos atë studentore) po shkaku i luftës që e bënte guximshëm dhe haptas për kombin! Natyrisht, sot jemi dëshmitar që në skenën politike profesor Ukshin Hoti, qëllimshëm (keq)përdoret nga ana e disa të ashtuquajturve “djathtist”, për ta stigmatizuar dhe anatemuar Vetëvendosjen!? Duke harruar, që ky kolos i mendimit dhe politikës së diplomacisë, ashtu sikurse psh Ibrahim Rugova, nuk mund dhe nuk duhet të mbesin “pronë” ekskluzive të një partie! Por, janë dhe mbesin të gjithë kombit…

2. Ukshin Hoti, me kapacitetet intelektuale dhe dijen e sidomos me përvojën e analizës dhe fuqisë argumentimit sociologjik e sidomos diplomatik (kishte udhëheq dhe kryesua ne shumë udhëtime nëpër botë, delegacione shtetërore të ish Jugosllavisë! Në ligjërimet e tija tejet interesante për kombet e shtypura nëpër botë, fliste me eufemizëm por kur hetonte që “kapacitetet” tone s’arrinin ta kuptonin saktësisht mesazhin e Tij të ligjërimit, ia niste pa ekuivokë eksplorimeve sociologjike…

Ukshin Hoti, sikur të dëshironte me përgatitjet e tij arsimore dhe pedagogjike që i kishte ka mund të futet në rrethin e ngushtë për postet më të larta federative, të ushtroj shumë funksione, sikurse disa shqipfolës (si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Kaçusha Jashari, Mahmut Bakalli…) por, gjitha me vetëdije i refuzoj…Jam dëshmitar i gjallë, dhe si sot i mbaj në mend fjalët dhe përshkrimin në detale… (prangat në këmbë e duar, torturim me ujë,… etj.) të torturave që ia kishin bërë sigurimi serb, kur kishte dal nga burgu herën e parë…! Përshkrimin, ma ka bë ulur ashtu galuc … para fakultetit filologjik (sot, atëbotë filozofik). Aty në atë “shpjegim” historik, me vogëlsinë time të një studenti kureshtar, në heshtje ia pata dhenë vetës sime betimin që vepra, sakrifica dhe përkushtimi i këtij kolosi për të drejtat e kombit shqiptar në Jugosllavi do më shërbej si “meny” obligative për avokaturën që duhet të ia bëjmë vetës sonë…

https://fadilmaloku.wordpress.com/2021/03/21/ukshin-hoti-nuk-ishte-avokat-ideologjik-por-ishte-dhe-mbeti-nje-prokuror-i-kombit-shqiptar/?fbclid=IwAR121_4NyNEH0g8cErTBmgnvsUGu6IcSAefrm8uG7vamtYgMpZ1vj3iAxys

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco