A ja vlen me vdekë për Amerikën!?

A ja vlen me vdekë për Amerikën!?

Nga Adem Breznica - 21/03/2021

Me vdekë për Amerikën është e njëllojt si me vdekë për kauzën e Atdheut, pra e barasvlefshme si me vdekë për Kosovën e për Shqypninë. 

Kjo për faktin se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Shqypnia janë hiçgjë dhe do të ishin vetëm referencë gjeografike, bile vetëm në kontekstin historik, dhe pa asnjë shancë për të qenë diçka e prekshme dhe reale e kësaj bote. 

Duke qenë kështu ia vlen me iu përgjigj, me u rekrutu, me luftu dhe me vdekë për Amerikën, kudo që ky shtet ka nevojë për ne, ose vetëm na e rekomandon se duhet me shku përkrah ushtarëve saj.  

Prandaj sot, ne dhe Shqypnia, dërgojmë trupa në Afganistan, Irak, Kuvajt, apo dhe nesër në Krime, Mançuri, e kudo qoftë, në cilin do skaj të globit.
 
S'ka lidhje çka mendojnë të tjerët e as çka eventualisht nesër do të thotë historia e shkruar në çfarëdo rrethana të paragjykuara. 

Kështu do duhej të vepronim sot, dhe cilado propagandë e kundërt jo vetëm që është antikombëtare por edhe anti-qelizore, anti-gjenetike e anti-ekzistenciale për ne. 

Kështu kemi vepruar edhe para 106 viteve në Çanakala, dhe nuk ka mëdyshje se kemi vepruar mirë dhe drejt. 

Asokohe (fillim-lufta e Parë Botërore) i vetmi mik shpresëdhënës për ne qe Austro-Hungaria e cila ishte në aleancë me Gjermaninë dhe Turqinë (pak kohë dhe me Italinë). 

Me sugjerimin e këtyre shteteve mike, etërit tanë u rekrutuan në disa dhjeta-mijë për të luftuar në mbrojtje të Grykës së Dardaneleve nga një invazion dhe pushtim i cili do të rezultonte fatal edhe për fatin tonë ekzistencial këtu ku jemi. 

Mbrojtja e Çanakalasë, pa heroizmat dhe rënien dëshmorë të 25 mijë shqiptarëve, do të ishte diçka hipotetike. 

Ndërkaq, mos mbrojtja e saj do të ishte e barabartë me një “Magna Graecia” dhe neve do të na rrotonte qoftëlargëti qysh moti. 

Falë atyre të rënëve sot kemi një Greqi e Rusi që kanë qasje të kufizuar në Mesdhe dhe, për rrjedhojë duar lidhura edhe ndaj nesh. 

Pra, kushdo që mundohet t'i paraqes ata dëshmorë si "gjak i humbur kot", o nuk i kanë dy lidhje me kokë, pra janë idiotë, ose janë pishman pse flasin shqip. 

/Adem Breznica, profesor i historisë dhe gazetar i pavarur/ 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco