Përgjegjësia për krijimin e institucioneve

Përgjegjësia për krijimin e institucioneve

Nga Naza Krasniqi - 19/03/2021

Krijimi i institucioneve është më shumë përgjegjësi e subjektit që ka fituar, por nuk e përjashton edhe përgjegjësinë e subjekteve opozitare.

Përgjegjësia primare apo kryesore është e partisë, që ka fituar zgjedhjet, e cila së pari duhet të gjejë metoda dhe forma më të mira për bashkëpunim të mirëfilltë, e jo si po ndodh tani në Kosovë nga disa individë të VV-së bashkë me ftesën theksojnë:  o votoni kandidaten për presidente o ne shkojmë në zgjedhje, duke llogaritur se  ne rast të zgjedhjetve të  tjera VV –ja do të dalë diku rreth 80%, si dhe me ofendime nëpër rrjete sociale karshi partive opozitare apo partite, që në zgjedhjet e 14 shkurtit pësuan humbje. 

Kurti dhe Osmani duhet të distancohen nga këto thirje, dhe të fillojnë me qasjen komunikues dhe konstruktive,  duke respektuar edhe % e rezultateve që i kanë fituar partitë e tjera.

VV në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 fitoj bindshëm, diku 50.28% dhe si po doket bashkë me votat e komuniteteve joshumicë po arrin ta krijojë edhe qeverinë, pa votat e subjekteve tjera politike shqiptare. 

Mirëpo problem po del zgjedhja e presidentit , ku për shkak të arrestimit të presidentit nga Gjykata Speciale, Kosova mbet me u.d të presidentit, Presidenti  zgjedhet nga Kuvendi  me votim të fshehtë. 

Edhe pse ne nuk kemi zgjedhje presidenciale, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore u prezantuan edhe kandidatë për postin e presidentit, ku njëri/a prej kandidatëve ishte edh znj. Osmani për momentin u.d presidentit.

Osmani, e cila bashkë me listën VV fitoi dikund mbi 300 070  mijë vota dhe doli kandidatja më e votuar në vend. Mosarritja e bashkëpunimit të VV-së me parti tjera për votimin e presidentit më shumë është përgjegjësi e VV-së dhe listës Guxo, që gjatë fushatës zgjedhore e kanë promovuar kandidaten për presidente, se e subjekteve opozitare, të cilat kanë obligim kushtetues të jenë pjesë e seancave në krijimin e instutcioneve, të jenë konstruktive në interesat madhore të vendit, por gjithsesi kritikues aty ku ka vend dhe është e dmosdoshme. Por pas një deklarate të   kryetarit të ri të LDK-së , nuk duam president partiak, shohim reagim ofendues prej më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale, sidomos ndaj LDK. 

LDK si parti institucionale  duhet ta votojë, së pari që është interes i qytetarëve krijimi i institucioneve, të respektojnë vullnetin e  qytetarëve   dhe  duke parë parasysh,  që një numër i madh i votuesve të znj. Osmani kanë qenë votues e simpatizues të LDK-së, por, nëse e  shikojmë në aspektin e lëvizjes së kandidatëve brenda partive, Znj.Osmani më së shumti i ka dëmtuar LDK-në, duke marrë pas vete afër 100 000 votues, dhe duke pasur parasysh që një pjesë e antarësisë së LDK-së bëri thiirrje, që Vjosa të kthehet brenda LDK-së edhe pas bashkimit me VV , LDK ka më së paku përgjegjësi për ta votuar znj. Osmani.  

Por sikur LDK-ja, ashtu  edhe partitë e tjera duhet të bëjnë të pamundshmen për  zgjedhjen e presidentit dhe mos të lejojnë vendin të shkojë në zgjedhje tjera, të dëmtohen qytetarët dhe ta dërgojnë   përgjegjësinë institucionale te VV-ja .
 Bashkëpunimi dhe përgjegjësia janë dy procese të ndryshme dhe se duhet t’i kuptojmë, kush ka obligim për bashkëpunim dhe kush është përgjegjës për krijmin apo mos krijmin e institucioneve. 

Por këto ditë si duket vetëm kanë filluar kalkulimet apo pretendimet që mundet të ketë kandidatë tjetër për president, dhe këto kalkulime po bëhen edhe më të përfocuara  nga marrëveshja e nënshkruar nga Albin Kurti dhe u.d. së presidentes znj. Osmani. 

Në asnjërën pikë të saj  marrëveshje nuk përmendet çështja e presidentit. Prej 10 pikave të marrëveshjes  Kurti nuk i ka premtuar  znj. Osmani postin e presidents, që ajo po pretendon ta marrë, dhe as nuk përmendet fjala ‘President’. Në këtë marrveshje ishin pajtuar që të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit. Andaj kjo marrëveshje nuk përmban dispozita garantuese dhe as nuk e specifikon dhënien e pozitës së presidentit, edhe pse në publik pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje është interpretuar dhe publikuar nga vet palët si kandidate për presidente.

Prezantimi i i znj.Osmani si kandidate për presidente ishte  vetëm  para qytetarëve, dhe çdo mundësi mundet të ketë edhe  tërheqje nga VV-ja, deri sa nuk ka asgjë të nënshkruar dhe mundet të ndodh të bëhen edhe kalkulime tjera,  partitë opozitare munden të  parashtrojnë kërkesat,  se do  ta votojmë, apo mundem me qenë pjesë e kuorumit për ndonjë kandidat tjetër, e jo znj. Osmani, por,  nëse ndodh diçka e tillë  do të ishte e pa pranueshme, të jetë dikush tjetër president, e jo kandidatja  më i votuar  në vend. Vullneti i shumicës së qytetarëve është mbi të gjitha

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco