Liria e shprehjes dhe mediumet

Liria e shprehjes dhe mediumet

Nga Dimal Basha - 26/02/2021

Nën një, mohimi i dikujt për t’u shpreh përbën dy shkelje. Pra, ia mohon të drejtën m'u shpreh, por edhe të gjithë neve tjerëve të drejtën me dëgju. 

Si pike e dytë, e dime që ka të marrë që flasin marrëzi, por e bukura është se liria e shprehjes i lejon të marrët me dal në shesh. Kjo pra ka dy të mira, që na lejon të kuptojmë se kush janë të marrët në mesin tone, dhe dy, na mundëson që ti debatojmë ata dhe t’iu dëshmojnë se sa të marrë tingëllojnë, dhe kjo pastaj është mundësi që edhe t’ua ndrrojmë mendjen. 

Kur thoni se duhet dënu të drejtën të flasin marrëzi, vetëm kuptone që kjo na e pamundëson t’i njohim ata, dhe nuk është se dënimi i tyre për t’u shpreh ua ndryshon atyre mendjen apo bindjet që i kanë. Për më tepër, vetëm cka i izolon dhe i thellon ata në marrëzitë e tyre dhe që rrjedhimisht e rrit problemin e jotolerancës dhe dhunës në shoqëri.

E treta, nuk ka shoqëri në botë që vuan nga liria e shprehjes, kurse ka me qindra që vuajnë kur ajo cungohet. Arsyeja pse shoqëritë demokratike e kanë të shenjtë lirinë e shprehjes është sepse ata kërkojnë të komunikojnë sa më shumë për të evitu vrasjet apo dhunën. Sa më shumë komunikohet e debatohet, aq më tolerant je, kurse sa më pak komunikon apo debaton, aq më jotolerant bëhesh. Kjo sepse në komunikim e debat mesohesh të ballafaqohesh me ide ndryshe, përfshi edhe ato që nuk të pëlqejnë, dhe të gjitha këto përmes argumentit, e jo dhunës.

Tjetra, liria e shprehjes iu garantohet të gjithëve, por sidomos vlen për gazetarët, publicistët, shkrimtarët që e kanë profesion shkrimin dhe komunikimin. Mirëpo, kjo nuk i përjashton ata nga përgjegjësia kur manipulojnë me lajmin që shpesh cojnë në ngritje të tensioneve, por edhe në kërcënime dhe dhunë. Ja një shembull. Para pak ditësh ishte në një debat televiziv publicisti Shkëlzen Gashi, dhe lajmi u shpërnda gjithandej me titull, “Kur Demaci kundërshtonte Titon, Rugova i shkruante poezi Titos.” 

Këtë titull e postoj vet medium ku ai ishte në emision, dhe pastaj u shpërnda në të gjitha portalet anë e mbanë vendit. Tani, kjo paraqet dy probleme. E para, është e prerë dhe e nxjerrur komplet nga konteksti, dhe e dyta, mbi 80% të lexuesve lexojnë vetëm titullin dhe rrjedhimisht krijojnë qëndrim si pasojë. Tani ku mbeti etika e mediumeve nëse kërcënohet me jetë apo sulmohet z. Gashi marrë parasysh që mediumet e dine mire që është manipuluar lajmi dhe ky vend ka njerëz që krijojë bindje me tituj? Edhe vet kam qenë pjesë e këtyre montazheve,  dhe kjo ndodh me njerëz të ndryshëm, kurse gazetarët dhe mediumet e dinë mire cka bëjnë dhe i njohin mirë pasojat, megjithatë kjo nuk ka ndaluar dhe mediumet bërtasin faul vetëm kur ata preken, por jo edhe tjerët. 

Nëse kërkojmë etikë dhe maturi nga qytetarët dhe pushtetarët, atëherë këtu duhet të bëjnë pjesë edhe gazetarët sepse edhe mediumet duhet të bartin një doze të problemit që vet po e ushqejnë.

Për fund, në demokraci e shenjtë është vetëm liria e shprehjes dhe demokracia e lejon të jesh i marrë, dhe nëse cilësoni dicka si të marrë dhe ajo marrëzi iu mundon, atëherë zgjidhja e vetme është t’i injoroni ose ti argumentoni, por jo t’i dhunoni, sepse injoranca luftohet me laps, jo me dhunë. Për ata që ofendohen dhe iu lëndohen ndjenjat kur dikush e jep një mendim, unë ju sygjeroj që më mirë është të mësohemi si ti kontrollojmë ndjenjat, se sa të cungojmë lirinë e shprehjes, sepse nuk ka vend në botë që vuan nga liria e shprehjes, kurse ka plot që vuajnë nga cungimi i saj, kjo pa përjashtuar manipulimet që ndodhin qëllimisht nga mediumet, por këto nuk përbëjnë liri e shprehjes, por manipulim të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco