Kur shkohej nëpër tokë pa viza, në Turqi!

Kur shkohej nëpër tokë pa viza, në Turqi!

Nga Enver S. Morina - 20/02/2021

Fotografia është gjetur 30 vite pas udhëtimit dhe qëndrimit në Stamboll, Ankara, Bafra, përgjatë gjashtë muajve. Ishte viti 1989.

Udhëtimi i radhës me motrën Lulavere. Kësaj here për në Turqi, vend në të cilin shkonim të shpeshtën e herëve me familje.

Më ndaluan në pikën kufitare mes Bullgarisë dhe Jugosllavisë së atëhershme për afër katër orë. E gjithë udhëtarët dhe autobusi kanë pritur në heshtje! Në ankth. Në Kosovë tashmë ishte aplikuar ora policore. 

Marrëveshja ishte miqësore në një nga hapësirat e gjëra të Grykës së Bosforit, në anën aziatike. Me Avniun, djalin e Halil Mërlakut nga Gremniku, që ruajnë mbiemrin e pasardhësve.

Jo vetëm familja Mërlaku por edhe ajo Gashi të Gremnikut kanë ruajtur mbiemrat edhe sot në lagjen Esenler e Bajram Pasha, që nga vitet 50-ta të shekullit XX, kohë në të cilën kaluan në Stamboll, në Anadoll e gjithandej ...

Ishte kohë që njihja shkrimtarin turk Jashar Kemal më shumë se çdo personalitet tjetër turk. Ishte përkthyer në shqip romani “Mehmet Imcaku” botuar në Tiranë e ribotuar edhe në Prishtinë, kohë në të cilën ekzistonin shtëpitë botuese shtetërore “Naim Frashëri” dhe OTHPB “Rilindja”. 

Fadil Vokrri luante në “Partizan” të Beogradit për të shkuar po atë vit në Nimes të Francës e pas një viti në “Fenerbahçe” të Stambollit.

Shkrimtari Orhan Pamuk ende ishte i panjohur! Nuk ekzistonte as “Muzeu i pafajësisë”. 

Të gjitha të tjerat erdhën më pas! Udhëtimi me Nanën dhe motrën e vogël, arratisja, puna si moler (1992), udhëtimi me bashkëshorten (1997), pastaj me Tafë Veselaj (1998), me tezakun dhe gruan e Tij për shërim (2012), me djalin e vogël Arbërin (2017) vijnë më ngadalshëm dhe kohëqëndrimi më të gjatë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco