Rivdekja e Shqipërisë

Rivdekja e Shqipërisë

Nga Nezir Kraki - 09/12/2020

Devijimi autoritar i Edi Ramës e izoloi Shqipërinë, e zhbëri rendin kushtetues të saj dhe si bonus të rilindjes, çoi në ekzil qindra mijera shqiptarë.

Atyre që mbeten pa ikur, Lukashenko i Ballkanit ua dhunoi liritë, i varfëroi, i përbuzi kolektivisht me arrogancën e një totalitari megaloman dhe tash ua merr edhe jetën pa asnjë arsye. 

Ajo që na propozohej si rilindje e Shqipërisë 7 vite më parë, tashmë është bërë program i rivdekjes së saj. Arritja më e madhe e rilindjes këto 7 vite mbetet rilindja e krimit dhe bandave politike derisa suksesi i vetëm diplomatik i Edi Ramës deri tash është mbeshtetja e tij për ndarjen e Kosovës.
Megjithate, s’ka rastësi sepse megalomania verbon e autoritarizmi çnjerëzon. 

Në këto dy nocione gjen sqarim edhe fushata kombtarizuese e Ramës me këshillat e Baton argatit, nën moton « Liria ka emër UÇK ». Lirisë ia dimë emrin ne që ikem nga Serbia por ç’emer ka eksodi i atyre që ikin nga Shqipëria? A ka emër pasiguria? 

Krejt Evropa dhe rajoni janë në alarm për devijimin dhe dështimin e Shqipërisë por jo edhe lideri suprem n’shërbim të bandave që rilindin e klonohen çdi ditë. 

Prandaj Edi Rama s’ka më as sy për ta parë realitetin, as zemër për ta ndier dhembjen e një populli pa liri, pa shpresë e pa siguri. 
Prandaj duhet te mobilizohet populli dhe t’i thotë stop megalomanisë totalitariste dhe vrastare të Lukashenkos shqiptar.
***

Pushoftë i qetë në dheun e Shqipërisë Klodjani që u vra nga makineria e krimit të rilindur  ????

Rivdekja e Shqipërisë Devijimi autoritar i Edi Ramës e izoloi Shqipërinë, e zhbëri rendin kushtetues të saj dhe si...

Posted by Nezir H. Kraki on Wednesday, December 9, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco