Kjo qeveri s'ka peshë dhe busull orientuese, zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Kjo qeveri s'ka peshë dhe busull orientuese, zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Nga Agon Maliqi - 09/12/2020

Në mungesë të perspektivës së anëtarësimit të cilitdo vend të rajonit në BE edhe së paku nja 10-15 vjet, BE dhe SHBA do ta shtyjnë përpara idenë e përkohshme të tregut rajonal, deri në futjen e të gjitha shteteve (ndoshta si bllok përnjëherësh), në një BE që deri atëherë mund të duket më ndryshe. 

Se projekti i tregut rajonal është alternativa e cila do të shtyhet nga perëndimi, kjo u pa edhe nga fjalimi i djeshëm në kongres i Madeleine Albright, grua me shumë ndikim në rrethet vendimarrëse në administratën e ardhshme. 

Ky është momenti kur Kosova duhet të tregohet proaktive dhe kreative - t'i parashtrojë prioritetet e veta me administratën e re, të bashkërendohet për t'u siguruar se kjo zgjidhje do të shoqërohet me konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë. Por, siç ma tha dikush, tash Biden edhe me na thirrë, s'kemi çka me i thanë. 

Kjo qeveri nuk ka peshë dhe busull orientuese. Zgjedhjet me gjasë janë e vetmja zgjidhje. Kurtin po e kërkon pjesa ma e madhe e opinionit publik. Problemi mbetet se a është i gatshëm Kurti të tregohet bashkëpunues me perëndimin për qasjen e re rajonale nëse ajo i hap rrugë Kosovës për njohje nga NATO, BE, Këshilli i Evropës, dhe eventualisht edhe OKB, etj. 

Madje edhe do t'i hap kufijtë dhe tregjet mes shqiptarëve në rajon. Mbetem skeptik dhe dyshoj se do të mbetemi sërish terren i aventurave ideologjike të radhës dhe sabotimit të nismave të perëndimit, si dhe me kurreshtje do ta ndjek zbatimin e asaj idesë për aleancë me Bullgarinë, Bosnjen e Kroacinë kundër Serbisë.

Në mungesë të perspektivës së anëtarësimit të cilitdo vend të rajonit në BE edhe së paku nja 10-15 vjet, BE dhe SHBA do...

Posted by Agon Maliqi on Wednesday, December 9, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco