Globalizimi ironik i një takimi në 'hapin e mbrojtjes kushtetuese'

Globalizimi ironik i një takimi në 'hapin e mbrojtjes kushtetuese'

Nga Enver S. Morina - 09/12/2020

Takimi mbi dy orë, mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe liderit të VV Albin Kurti, dy personalitetet më pragmatike në anë të kundërta, ende më rri pezull! Është një enigmë e ngjyrimeve të mirëpritjeve shtëpiake nga Beli Dvor tek White House. A më shumë se kaq!?

Gjysmëshekulli më parë besonim se Evropa ishte kontinent i paprekshëm nga “jashtë”. Dhe ndodhi që ishte më e bashkuar se sot. Ballkani përgatiste shpërndarjen e vetvetes. 

E kishte bërë edhe në vitin 1914 në Sarajevë. Bije Vokshi kapërcente kufijtë në Bujan. Gazetarët, nuk e pyetën Enver Hoxhën sa ishte gjallë, se pse e vizitoj Beogradin e asnjëherë Prishtinën! Apo pse nuk e takoj Çe Gevarën në Tiranë!

Globalizmi ideolatrik sillej si fantazmë. Njëzet e një vite më parë, në Ditën e Gënjeshtrave, takoheshin protagonistët nën hijen e bombardimeve të NATO-s në Dedinje te Beogradit. 

Në kohën e shpërfytyrimeve të robërisë, dëshmitari “në hap më Rugovën” e ka të pamundur të tregoj realitetin tekanjoz të mosmarrëveshjes së shekullit, sepse ishte vetëm njëri nga truprojat e sigurisë së “afërt”. 

Prandaj, takimet e sotme televizive bëhen të rëndësishme, nga arsyeja mungesës së debateve dhe fyerjeve në të kaluarën.
(Fragment nga shkrimi “Çakërdisje” në përvjetorin e 22-të të dhjetorit 1998” botuar ditë më parë ...)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco