'Njani' dhe vaksina kundër Covid

'Njani' dhe vaksina kundër Covid

Nga Agim Kuleta - 09/12/2020

Armiku me i madh i të vërtetës është "njani". Është i padukshëm, por çdokund prezent. "Njani", në fillim të pandemisë, pat thënë që virusin e kanë kriju me qqllimin që t'i mbysin pleqtë dhe kështu të lirohen shtetet nga barra e pensioneve. 

"Njani" pat thënë edhe që në vitin 2000 është fundi i botës. "Njani" vazhdimisht bën parashikime, jep lajme e sygjerime. Sygjerimi i fundit i "Njanit" është që nuk duhet në asnjë mënyrë të merret vaksina kundër Covid-19 sepse gradualisht po e shkaktonte transformimin gjinor të njeriut.

Gjenial ështq!

Në fakt, ky "Njani" ia ka fut kot vazhdimisht e megjithatë vazhdon me mbetë burim i besueshëm e parshikues i aftë për shumë njerëz. A thua pse? 

Unë e kam vetëm një shpjegim. Ky "Njani" e ka kuptu që njerëzit e dinë tutën hak edhe janë të prirur t'u besojnë më shumë lajmeve të këqija sesa atyre të mirave. 

Prandaj, ai përhapë vetëm lajme të këqija dhe bënë vetëm parashikime të frikshme.  "Njani" ushqehet dhe jeton në saje të njerëzve me vetëdije të ulët! 
Poshtë "Njani"!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco