Nata e Shenkollit

Nata e Shenkollit

Nga Hisen Berisha - 07/12/2020
Mbramë deshta ndihmë me 't'kërkue, por mu kujtua përgjigjja që i dhe një populli të rënë në ujë e po të lypnin ndihmë për shpëtim. 
"...leviznin duer e kam, mendët po i kini, shpëtoni"!
Atëherë sa për Covid19, ia kam lanë Zotit e Dr. Sali Ahmetit. Në vend të lutjes për vete po i kërkoj falje Gjergj Kastriotit - Skenderbe.
NA FAL O GJERGJ!
Na fal për fyerjen që të paskemi shkaktue, karakterit tand prej luftëtari të madh e mbreti të kohes tande, që për 28 vjet u bäne mburojë e atdheut tonë dhe krishterimit e civilizimit perëndimor edhe në Vatikan.
Po të kërkoj falje si luftëtar jo i përmasave tuaja por, i qëllimit t'naltë që patëm, për statujen që t'kanë ngritun  n'Perzerenin tëndë historik.
Gjergj, po ngjan me meshtar, pastor, bari grigje, aristokrat e çka jo tjeter, por jo me prijës, mbret, komandant e luftëtarë, jo me Kastriotin me frymen e të cilit jam rritë e edukue unë, me të cilin i kam motivua edhe bashkëluftetarët e Ushtrisë Çlirimtare, jo!  
Do tu shkonin edhe këto dukje por sikur të mos ua kishin lanë përkrenaren epirotase mbi kokë.
Kjo pamje nuk ngjanë me përkrenaren epirotase mbi kokë. Përreth përkrenares epirotase të mbretit Pirro, si trashëgimi që e mbajte me nderë, po zvoglohen edhe "Pashtriku plak" e "Sharri i bardhë".
Ndaj duhet ose të t`heqin kunoren e mbretit ose të t`kthejn në identitetin tënd historik, i veshun me parzmore çeliku, me heshtë, shpatë e zjarrë, mbi kalin epik ashtu siç ruhesh në mbamendjen e armiqve të kombit tonë.
Jo Kastriot, nuk po ngjani me veten nga historia. 
Ju kam "takuar" në zbulimet arkivore të Prof. Dr. Eqrem Zenelajt edhe se si dukeshit kur ishit në Londër, por as me ato nuk ngjani.
Kështu devalvueshëm do t`iu imagjinonin skulptor serb, rus apo turq.
Unë po mendoja se kjo do të mund të na ndodhë edhe në të ardhmen, kur mund të pritet që nga ndonjë skulptor anacional të na portretizohet pamja e Adem Jasharit, me kostum, të kollarisun e shminkuem. Por, jo tani më veç paska ndodh edhe me Adem Komandantin.
Jo se, po ketë zhveshje nga identiteti i prijësit, ideologut, luftëtarit të madh me penë, me mend e me armë i banë edhe Sali Çekut në Deçan.
Kjo është kompleksi i skokikëve  që nga deficiti kombëtar dhe pamundësia të ngriten në nivel të heronjëve, atëherë lufta është zbritja e tyre nga pranueshmëria mitike dhe relativizimi në sistemin e shthurur të vlerave.
Kjo është strategji e metisëve, që janë krijuar tashmë si sekt i organizuar politik dhe do të luftojnë me çdo mjet, edhe përmes kultures, historisë e përgjithësisht arsimit, të na fshijnë mbamendjen historike, me këtë edhe ti shkatërrojmë, devalvojmë e ti zbresim nga olimpi refererencat për ndërtimin e identitetit tonë kombëtar.
Pyetja më e thjeshtë për ta konfirmue këtë është që ti kërkojmë çdo shqiptari të rritun në frymen e Gjergj Kastriotit si vlerë historike nacionale e pa kontestueshme, që ta konstruktoj në mendjen e tij dukjen e Skënderbeut e do të bindemi.
Kjo po bëhet për të na shembur si racë e lashtë me vlera psikologjike dhe tipare që na bëjnë sui generis në çdo aspekt në proceset integruese. 
Pra, këta metisët politik, përmes organizimeve sorosiane e substitutëve të tyre brenda çdo shoqërie, janë aktiv në zhbërjen e identiteteve të racave të lashta siç jemi dhe Ne. Së fundmi, jemi dëshmimtarë se kanë shtrirje dhe po veprojnë edhe në instanca ndërkombëtare. Kjo është tregues i një organizimi sektarian me shtrirje operative të modelit të celulave ideoligjike të majta si ato komuniste, si dhe i funksionimit operativ sipas doktrinave të sigurimeve të shteteve komuniste.
Po ti shtojmë kësaj dhe faktin se simptoma postraumatike e pandemisë Covid19, është "Mjegullimi i mendjes" atëherë kjo është një faktor që vërtetë do krijoj ambient të përshtatshëm për metisët politik skokikë, si agjent me "shprehitë e tyre përquese" që doktrinë veprimi kanë përbuzjen, për ti nxjerr gjërat lakuriq nga miti që i pranon, për t'ia shtruar pastaj përmbushjes së objektivave të tyre në cenimin e identitetit tonë konbëtar.
Prandaj, NA FAL O GJERGJ, ti  Baca Adem dhe ti o Sali Çeku!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco