Qeveritë e vendit tonë kaq vite hyp ti- zbrit ti!

Qeveritë e vendit tonë kaq vite hyp ti- zbrit ti!

Nga Xhabir Hamiti - 12/09/2020

20 vite në Kosovën  e pasluftës, ndërskamcat ndërpartiake kurrë nuk pranë e nuk ndaluan. Asnjëherë, koalicionet  e këtij vendi, nuk e quan një mandat deri në fund. Posa të vjen qeveria e re,   të tjerët bëjnë turrë  e vrapë  për me rrëxua e me praptua!!

Edhe tani, mbane në  mend,  nëse qeveria aktuale bie, e si duket do të bie,  ndërsa një e re vjen e formohet, të mbeturit në opozitë, pa u vonuar shumë, do të qohen menjëherë  araz në këmbë  për me e shkarkua, me arsyetimin se nuk eshte duke punuar mirë..!!!! 

Vëllezër e motra, e kemi humbur drejtimin e prioriteteve të vendit dhe shoqërisë!  Na duhet një këndellje individuale dhe kolektive sa nuk është bërë tepër vonë. 

Aspak nuk  jemi në terezi në raport me emergjencat e këtij populli, të ndrydhur e të shtrydhur deri në palcë!  
Vendi po rënkon e po lëngon nga vuajtjet dhe dhimbjet e shumta që i janë grumbulluar tani e kaq shume vite, ndërsa ne, në anën  tjetër vrapojmë për t’i qeverisur të tjerët  dhe me çdo kusht! Kjo është none-sens! 

Duhet ta kuptojmë të gjithë se, ne nuk e kemi pasur e as nuk kemi luksin për ta luajtur lojën: hip ti -zbrit ti ! 
20 vite premtime, se do e bejme këtë e do e bejme atë për ju ! 
20 vite të izoluar, në karantinë, me shpresën se,një ditë  vendit tonë do t’i hapen rrugët  e lëvizjes së lirë, ashtu siç edhe levizin gjithë qytetarët  evropian e ata në fqinjësi tonë! 
20 vite dollovera me pasuri e taksa të popullit! 
20 vite shtyrje të familjarëve e vendosje të tyre në pozita të larta të vendit, jo si meritor , por mbi kurrizin e të merituarëve e të pa krahëve! 
20 vite drejtësi  të nëpërkëmbur ! 
20 vite vëllaqitje të arsimit, derisa edhe u shtrimë për toke dhe ramë në fund të pusit- pises! 
20 vite spitale me kushte mizere, pa trajtim të dinjitetëshëm e meritor për qytetarët! 
20 vite duke i ju dhënë premtime fëmijeve tanë, e duke i nxitur që të mësojnë sa më shumë, sepse vendi do të kujdeset për ju me hapjen dhe zhvillimin industrial e  ekonomik ! 
20 vite  inate mes vete, kush kënd me vu në ndërskamcë, të shtyrë nga inati primitiv e nga xhelozia e sëmurë! 
20 vite pa kredibiltet të duhur si qytetarë, as të brendshem e as atë të jashtëm! 
20 vite vrapim pa pasurimit individual, familjar dhe klanor! 
Edhe sa kohë e mot me këtë qasje e me këtë mendje......!
Medet e mozomakeq me këtë mentalitet..!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco