Qesh, se s'qan dot!

Qesh, se s'qan dot!

Nga Kimete Berisha - 12/08/2020

1. Shkova me një shoqe më bë testin për Covid-19, se m'u dashke për me shku n'Ulqin.

Asaj shoqes 'erifi' ia lypi 20 €, e mua m'i lypi 50.
I thashë, tepër e nervozuar, pse bre m'u kaq shtrenjtë!
Pse ky dallim!
Eh, tha, ti je tjetër rast, ti e ke ashtin e gjanë.
Po unë s'jam ardh me ble basma për dimija këtu, s'jam te shnajderi-i thashë...dhe u nisa kah dera.
Shkon tha më shumë material për ty.
S'di qysh me ta shpjegu me terma mjekësor.
(Mënyra qysh e shqiptojke Covid-19, tingëllojke si modeli i Ri i iphon-it, demek versioni i ri i Covid-20 del vitin tjetër, më i 'përsosur', që e ban bateria më gjatë).
Hiç mos ma shpjego punën e 'ashtit të gjanë', se e di.
Kur e ke 'ashtin e gjanë', të del punë gjithkah, edhe në treg t'kushton më shtrenjtë.
Sa herë shkoj me naj shoqe 'vitale' n'treg m'u ngarku me harxh, qeset e randa gjithmonë, ama gjithmonë m'i lshojnë n'dorë m'u m'i bajt, se ti bán, m'thonë, gjithmonë.
(M'u kujtuan ato çikat në butiqe, kur ti e provon naj fustan, ato gjithmonë të thonë, 'valla veç s'është numri im, ose: unë jam e gjanë në kuka, se e kisha marrë menjëherë, demek ti gjithmonë je ma e trashë, në secilin rast, ashtin e ke ma t'gjanë, ama kukat 'ato i kanë ma t'gjana'.
2. Dhe, pastaj shkova m'i ble një parë papuçe.
Ishte pak para 'fajronit' dhe gruaja që më ndihmonte 'të zgjedh' , aq shumë u lodh nga kërkesat e mia sa dikur u ul n'dy gjujtë.
Unë: Jo, këto jo se të kuqe t'dhezta, pak m'u lagë lshojnë kuq;
Ami qato me ortoped!
Ajo: Qe urdhno.
Unë: U Zot mos e bë, këto e kanë platformën si anije. Rrshas, nuk muj me ec me to.
Ajo: Shumë bukur po t'rrin.
Unë: Po po, por s'janë për mu. Ami qato t'hinta, nalt, në rendin e dytë, mbi t'kaftat, pak ma andej, mes të zezës dhe t'kaftës...anash, majtas, qato, eh qato.
Ajo: Qe urrno.
Unë: E urrej ngjyrën e hintë.
Jo, s'po m'pëlqejnë se e paskan këtë farë katrame, habitna natën kur t'çohna shkeli n'të, qallamitna.
Ajo: E pagojë, shikimi i saj si në skenat e dyluftimit në filmat western, kur Li Marvini ia nxjerrte zemrën me sy Charles Bronsonit.
Unë: Ami edhe një herë të kuqet...!
Edhe më fal allahile se të lodha.
Ajo: Jo, jo, mos ta nin, urdhno.
(me pas lshu Zoti me thënë të vërtetën 'po valla më lodhe' ju kisha dredh 'këtë punë e ke ti')
Dilema, pasiguri e pavendosmëri e madhe për ato papuçe, po dikur ndër emocione dhe nën afekt e mora vendimin t'i blej të kuqet me katramë, ngjyra e të cilave 'e gjallë' po rrjedh si gjaku veç një kontakt me diellin me pas.
Një ditë tuj i la enët i pashë këmbët kuq gjak, i thashë moj motër më paska mlu gjaku...por pa e kry punën nuk po shtrihem me vdek..
Nejse i mora papuçet dhe duke shku te arka m'i pagu, i thashë motrës: A e din çka tha 'ajo' vet me vete kur vendosa më në fund:
'Merri, i lash shkret'....
Plasi gazi dhe ende po vazhdon [????]
3. Të nesërmen lexova gazetën dhe e mora lajmin se banorët e Karaçevës po protestojnë pas shkuarjes së xhandarmërisë serbe nga Karaçeva.
S'kanë protestu' kur kanë qenë xhandarmëria aty, as kur janë largu prej atyhit, por tek mbas një jave...
Mirë është m'i lënë me flejt problemet së paku një javë...
(Presidenti Fatmir Sejdiu na ka mësuar t'i lëmë problemet me flejt 24 orë, por unë rekomandoj m'i lënë problemet me flejt 1 javë, ose me vite, e edhe më mirë mos m'i çu prej gjumit kurrë)...
I kam do hellanka e një maicë ushtarake, edhe maskën e kam nga basma ushtarake, pse s'shkoj unë me protestu kur e di se KFOR-i më ruan.
(Çdo gjest që e bëjmë është kaq patetik. Kaq i vonuar).
P.S. 'Mos mendo se jam i lumtur nëse unë këndoj', ka thënë Sabriano, e unë po ju them:
'Ma s'keqti i keni puntë kur unë qesh [????] '.
E kam zanat, kur jam ma s'ngushti, më vjen me qesh.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco