Këshilli Gjyqësor miratoi disa vendime të rëndësishme

Këshilli Gjyqësor miratoi disa vendime të rëndësishme

16:27, 21/02/2020

Këshilli Gjyqësor, ka mbajtur takimin e 230-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat e rendit të ditës.

U diskutua rreth proceseve të mbarë vajtura të zgjedhjes së dy anëtarëve të këshillit nga radhët e gjyqësorit, ku anëtarët e Këshillit miratuan certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Me qëllim të qëndrueshmërisë së Projektit SMIL, u miratuan dy draft-marrëveshje për mirëmbajtjen e SMIL-it dhe Qendrës së të Dhënave, dhe për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike nga SMIL-i, në mes të  KGjK-së dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, Këshilli miratoi edhe draft-Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Fondacionit Mijëvjeçar të Kosovës dhe KGjK-së për “Aktivitetet e Projektit të Qeverisjes për Qasjen Publike ndaj Informacioneve Gjyqësore”, i cili gjithashtu ndërlidhet me SMIL.

Këshilli, aprovoi draft-Planin Strategjik për Gjyqësorin 2020-2022, i cili synon të shërbejë si udhëzues për KGjK-në dhe gjykatat, për të arritur vizionin për një sistem gjyqësor të pavarur, i arritshëm për të gjithë, llogaridhënës dhe transparent.

Gjatë takimit, u miratua vazhdimi edhe i një mandati të anëtarëve të Komisioneve të rregullta të KGjK-së (Komisioni për Çështje Normative; Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel; Komisioni për Administrimin e Gjykatave; Komisioni për Emërimin e gjyqtarëve) si dhe u miratua vazhdimi i mandatit të anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, deri në marrjen e vendimit për zgjedhjen e komisionit të ri.

Anëtarët e KGjK-së, aprovuan njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për pensionimin e gjashtë gjyqtarëve si dhe u caktuan komisionet vlerësuese për kandidatët për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe kryetar të Gjykatës Themelore në Pejë, ku me këtë rast, Këshilli miratoi edhe kërkesën e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për monitorim të këtyre proceseve.

Ndër të tjera , u bë përzgjedhja e paneleve për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme, Gjykatën e Apelit, si dhe Gjykatën e Apelit-Divizioni në Mitrovicë.Me kërkesë së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hyseni, Këshilli emëroi gjyqtarin Sahit Krasniqi si nënkryetar të kësaj gjykate.

Lidhur me çështjen e ngritjes së aktakuzës ndaj koordinatorit të Panelit për Lirim me Kusht, Këshilli mori vendim që të zbatohet ligji për shërbimin civil. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco