Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 02.07.2026.
AUV ka sqaruar se këto rezultate nuk janë zyrtare dhe se procesi i analizave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se nuk është dërguar asnjë komunikim zyrtar me rezultate.
âAgjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« demanton lajmin e publikuar lidhur me pretendimet se janĂ« publikuar rezultatet e analizave laboratorike tĂ« mostrave tĂ« qumĂ«shtit tĂ« marra mĂ« 02.07.2026. AUV nuk ka pĂ«rcjellur asnjĂ« email me rezultate sepse tĂ« tilla ende nuk kaâ, thuhet nĂ« reagimin e institucionit.
Lexo edhe:Sipas AUV, informacionet e publikuara nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar dhe nuk burojnë nga institucioni.
âKy lajm nuk paraqet qĂ«ndrimin zyrtar tĂ« institucionit e as nuk vjen nga ne. Analizat laboratorike tĂ« mostrave tĂ« marra mĂ« 02.07.2026 janĂ« ende nĂ« proces pĂ«rpunimi dhe nuk kanĂ« pĂ«rfunduarâ, theksohet mĂ« tej.
Institucioni ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen vetëm pas përfundimit të plotë të analizave dhe verifikimit nga autoritetet kompetente.
Në këtë proces është zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të industrisë së qumështit, përfshirë Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, ku është ritheksuar rëndësia e komunikimit vetëm të rezultateve zyrtare.
AUV u ka bërë thirrje mediave dhe palëve të interesuara që të mos publikojnë informacione të paverifikuara dhe të presin komunikimet zyrtare të institucionit.
© SYRI.net